Janë lokalizuar 4 alpinistët e bllokuar në Gjirokastër.
Ata ndodhen në shpatin e malit Sotir, në vendin e quajtur “Gështenjat e djegura”.
Në ndihmë të tyre ka shkuar një helikopter nga Tirana.
Fax News raporton se dy prej alpinistëve ndodhen në gjendje të rëndë emocionale.
4 alpinistët kanë humbur kontaktet me familjarët pasditen e djeshme.
Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë në Gjirokastër dhe një ekip i PMNZSH-së.
(F.G/Faxweb.al)
Discussion about this post