Kryeministri i vendit Edi Rama në një takim që ka pasur sot për politikat e punësimit ka shprehur dhe shqetësimin e tij shëndetësor.
Rama mes batutave tha se nuk kishte mirë këmbën e majtë. Edhe më herët Rama i ka pranuar problemet që ka pasur me hernien e diskales, që i shkaktojnë probleme edhe në lëvizje.
‘’Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë”, u shpreh Rama mes të tjerash.
Kohët e fundit Rama është parë dhe me dorën e fashuar, ndërsa nga opozita ka pasur akuza për overdozë.
Biseda e plotë:
Rama: Kur ke filluar punë këtu?
Vajza: Para disa muajsh
Rama: Çfarë roli ke?
Vajza: Planifikuese
Rama: Sa e ke rrogën?
Vajza: Nuk mund ta them këtu
Rama: Po si mos e tregosh, rrogat janë të deklaruara (duke qeshur)
Vajza: 700 mijë
Rama: Aaa prandaj nuk e thotë se e paska 700 mijë. Po ti djali tjetër sa e ke rrogën?
Djali: Unë 540
Rama: Mirë, s’qenke keq
Rama: Ejani edhe ju atje në cep, pse ikni, jepi urdhër të vijnë, hajdeni pak
Afrohet një tjetër punonjëse: E nisëm nga zero, jam punësuar që ditën e parë para 5 vitesh
Rama: Rrini aty ku jeni, më jepni solidaritet se nuk e kam mirë këmbën e majtë.
(E.K/FAXWEB)