21:21 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Presidenti me armë në fushën e lojës, qeveria merr vendimin ekstrem në Greqi

14:46 | 12/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Presidenti me armë në fushën e lojës, qeveria merr vendimin ekstrem në Greqi

Qeveria greke ka marrë vendim ekstrem, ku thuhet se do të ndërpritet në një afat të pacaktuar kampionati grek i futbollit, pas ngjarjeve të një dite më parë në stadiumin “Tumba” të qytetit të Selanikut.

Vendimi është marrë mesditën e së hënës, pas një takimi që ka pasur me kryeministrin grek Alexis Tsipras, zv.ministri i Atletikës Georgios Vasiliadis.

“Për mëse 3 vite – ka thënë ai, – qeveria greke ndodhet në një betejë për të normalizuar situatën në kampionatin grek dhe në sektorin e futbollit në përgjithësi. Për arritjet që kemi bërë, duke marrë përsipër edhe koston politike, nuk do të lejojmë fenomene të tilla të së kaluarës, që na kthejnë pas”.

Sipas tij, do të ketë kontakte edhe me aktorë të të gjithë ekipeve, por edhe të UEFA-s, e kampionati nuk do të fillojë nëse nuk arrihet në një marrëveshje të rakorduar nga të gjithë, duke mos përjashtuar edhe një “Grexit” për futbollin grek, e thënë ndryshe mospjesëmarrje në kupat e Europës.

I gjithë opinioni publik, mediet dhe partitë politike kanë dënuar aktin e djeshëm të manjatit rusogrek, president i ekipit të PAOK-ut të Selanikut, Ivan Savidis, që ka hyrë në fushë duke pasur në brez pistoletën e tij personale, e duke kërcënuar me jetë arbitrin e ndeshjes.

Ngjarja ka ndodhur pas anulimit të vonuar të golit të vetëm të takimit, në minutën e 90, gjë që ka shkatuar indinjimin e më shumë se 26 mijë tifozëve në stadiumin e Selanikut. Por, ndërsa zemërimi i tyre nuk ka kaluar kufijtë e dhunës, Ivan Savidis ka tejkaluar çdo kufi.

Ngjarja dhe fotot nga hyrja e tij në fushë me armë në brez kanë bërë xhiron e medieve botërore të sportit. Ndërkohë, ndaj tij dhe 4 truprojave personale, të cilët kanë pasur gjithashtu armë gjatë hyrjes në fushë, është dhënë urdhërarresti, por ndërkohë nuk po gjenden.

 

Pas

Vdes nëna me foshnjen në maternitetin e Kukësit, la jetimë 6-fëmijë

Para

PD dhe LSI bëhen bashkë, shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak

Para
Përgatitjet për protestat, zbulohet kë do takojë Basha pas diskutimeve me Kryemadhin

PD dhe LSI bëhen bashkë, shkarkojnë kryetarin e Këshillit Bashkiak

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Situata u përkeqësua pasi Trump solli Gardën Kombëtare”, Prokurori i Përgjithshëm i Kalifornisë: Do ngremë padi ndaj presidentit

Presidentja e Meksikës dënon përdorimin e dhunës në protestat në Los Angeles

Shqetësim muskulor për një mbrojtës, Kombëtarja zhvillon seancën zyrtare stërvitore në Riga para sfidës me Letoninë

Kosovë/ Dy policë përfundojnë dëshminë për rastin ‘Banjska’

“Historia nuk mohohet por futbollin lëreni të qetë’, Gazetari Lundra: Shqipëria tregoi dinjitet dhe maturi, fitojmë në Letoni”

Diplomati Topollaj: Putinit çdo ditë i shtohet ideja e çmendur për të sunduar botën

Kriset Trump dhe Elon Musk, betejë akuzash/ Topollaj:Marrëdhënia nisi interesante por Musk u tregua delirant, kërkonte protagonizëm

Irani do t’i paraqesë SHBA-së një propozim bërthamor, Teherani: Pala amerikane ta shfrytëzojë këtë mundësi!

U plagos mëngjesin e së dielës dhe po lufton për jetën, hetuesit italianë dyshojnë për pritë ndaj ish-policit shqiptar: Mund të ketë qenë vrasës me pagesë

Silvinjo heq një lojtar nga tribuna, trajneri brazilian zbulon vendimin e fundit te Kombëtarja

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.