Fax News informon për grabitjen e djeshme të banesës së shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas dhe 2 të tjerë po ndiqen në gjëndje të lirë.
Grabitja u organizua nga i biri i pronarit të banesës, shtetasi E. Z., i cili është shpallur në kërkim dhe u krye në bashkëpunim me tre shokët e tij
Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë shtetasit:
Klovis Jeraj, 29 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,
S.J. 16 vjeç banues në fshatin Mjedë, Vau Dejës,
Gjithashtu janë proceduar penalisht dhe ndiqen në gjëndje të lirë shtetasit:
E.Z. 16 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,
R.K. 17 vjeç banues në fshatin Shelqet, Vau Dejës,
Më 11 mars, ditën e djeshme, grabitësit kanë vjedhur banesën e shtetasit P. Z. në fshatin Shelqet, Vau Dejës.
Bëhet me dije se të arrestuarve u janë gjetur gjetur 680 000 Lekë të vjetra dhe 210 Euro, një sasi rreth 6 kilogram bizhuteri argjendi, një laptop, një sasi lënde narkotike kanabis, si dhe tre aparate celularë.
(E.L/Faxweb)