Mesfushori i kombëtares shqiptare Amir Abrashi i cili aktivizohet me skuadrën gjermane të Freiburg ka pësuar një dëmtim të rëndë pasi ka këputur ligamentin e këmbës së djathtë dhe do ti nënshtrohet operacionit që do ta mbajë për një kohë të gjatë larg fushës.
Ky dëmtim i rëndë i Abrashit duket se ka prekur futbosllistin e tjetër të kombëtares tonë Ermir Lenjanin, i cili përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë një mesazh inkurajues për Abrashin ku thotë se do të jetë pranë tij.
“Ka më shumë se 10 vite që e njohim njëri tjetrin dhe ende nuk kam parë luftëtar më të madh se ti. Ki me u rikthy edhe më i fortë vlla dhe gjithmonë ki mem pas afër”, shkruan Lenjani.
(B.H/Faxweb)