Në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, gazetari Bledian Koka ka përgënjeshtruar deklarimin e kryeministrit Rama mbrëmjen e djeshme se nuk kishte asnjë lajmërim të medias kolumbiane për sasinë e 613 kg kokainë nisur drejt Shqipërisë, duke e treguar faqen e “Armatës Kombëtare” ku përmendet kapja e sasisë kolosale së 613 kg kokainë në Durrës, me vlerë 180 milionë euro.
Në faqen e Armada Nacional shkruhet:
“Në zhvillim të një operacioni të kordinuar që përfshinte Marinën kombëtare Kolumbiane, dhe angjensitë ndërkombëtare në bashkëpunim me policinë e shtetit Shqiptar , në portin e Durrësit është kapur rreth 613 kg kokainë.”
Droga ishte e fshehur në dyshemenë e nje kontinieri që u nis nga Kolumbia drejt Shqipërisë. Sasia e kapur ishte e fshehur në dyshemne e kontenierit që ishte i mbushur me banane.
Ndëkohë që qeveria shqiptare deklaron që kapja e kokainës është kryesisht meritë e saj, duke përjashtuar mundësinë e lajmërimit paraprak nga media kolumbiane për sasinë e 613 kg kokainë.
Më poshtë është edhe shkrimi i Armada Nacional për këtë sasi droge drejt Shqipërisë.
(E.L/Faxweb)