17:20 | 02/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Qeveria pezullon kalimin e tokave të marra në përdorim në zonat turistike

09:43 | 14/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Qeveria pezullon kalimin e tokave të marra në përdorim në zonat turistike

Këshilli i Ministrave ka vendosur pezullimin e kalimit në pronësi të tokave të marra në përdorim në zonat turistike.

Vendimi thotë se pezullohen procedurat e kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike.

Nga vendimi preken bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol.

Shkak i kësaj nisme të qeverisë është ligji për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë. teksa gjithccka është e parashikuar dhe në Gjeoportalin Kombëtar ku dhe janë të parashikuar nismat për investime.

Vendosi:

  1. Pezullimin e përkohshëm të vijimit të procedurave të kalimit në pronësi të përfituesve të tokës bujqësore të ish-ndërmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës në pronësi, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, sipas hartës bashkëlidhur këtij vendimi, publikuar edhe në Gjeoportalin Kombëtar, të administruar nga Autoriteti Shtetëror për Informacionin Gjeohapësinor (ASIG), deri në krijimin e Fondit të Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike, sipas nenit 31, të ligjit nr.55/2015, “Për investimet strategjike në Republikën e Shqipërisë”.
  2. Njësitë e vetëqeverisjes vendore, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, territori administrativ i të cilave përfshihet në hartën e përmendur në pikën 1, të këtij vendimi, të pezullojnë procedurat e kalimit në pronësi të tokës së ish-ndërrmarrjeve bujqësore dhe të regjistrimit të akteve të marrjes së tokës, në zonën me rëndësi për fondin e mbështetjes së investimeve strategjike, pavarësisht nga faza procedurale, menjëherë me hyrjen në fuqi të këtij vendimi.
  3. Ngarkohen Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë, Ministria  e Turizmit dhe Mjedisit,  Zyra Qendrore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, zyrat vendore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme dhe bashkitë Shkodër, Lezhë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Rrogozhinë, Divjakë, Fier, Vlorë, Himarë, Sarandë dhe Konispol për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

(M.Q/Faxweb.al)

Etiketa: pezullimqeveria
Pas

Me nga një foto, si e urojnë Ditën e Verës: Meta, Rama dhe Basha

Para

Konflikt me armë ndërmjet dy personave në Mirditë, arrestohet në flagrancë autori (EMRAT)

Para
Konflikt me armë ndërmjet dy personave në Mirditë, arrestohet në flagrancë autori (EMRAT)

Konflikt me armë ndërmjet dy personave në Mirditë, arrestohet në flagrancë autori (EMRAT)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

Mirditë/ Kultivonte kanabis në parcelë, arrestohet 35-vjeçari, policia asgjëson 225 fidanë

Deputetët kthehen në komisione, opozita me prezencë simbolike, denoncon “krimet zgjedhore”

Operacion i madh policor në Francë, sekuestrohen 50 kg kokainë

Irani nuk është i vetmi “armik digjital”, Shqipëria harton strategjinë e re për sigurinë kibernetike

Sezoni veror, hapen 36 qendra shëndetësore verore nga veriu në jug

KPA i jep fund procesit të rivlerësimit për Arqile Bashon, nuk ka më vendim përfundimtar

Elisa Spiropali u takua me Presidenten e Kosovës, znj. Vjosa Osmani: Zëri dhe prestigji ndërkombëtar i Shqipërisë, mbështetje e fuqishme për integrimin euro-atlantik të Kosovës

Zbulohet parcela me kanabis në Mirditë, arrestohet 35-vjeçari

I dënuar për trafik droge në Greqi, arrestohet shqiptari në pikën kufitare të Kakavijës

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.