14:15 | 30/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Pezullimi i titujve të pronësisë/ Manjani: Ballakumja anti-kushtetuese e radhës. Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija

22:03 | 14/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Pezullimi i titujve të pronësisë/ Manjani: Ballakumja anti-kushtetuese e radhës. Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija

Ish-ministër i Drejtësisë, Ylli Manjani ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të qeverisë, që pezullon dhënien e titujve të pronësisë mbi tokën.

Manjani thiotw se kjo është ballokumja e radhës anti-kushtetuese e qeverisë. Ai shkruan se dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme dhe asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh.

“Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta! Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën! Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!

Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë në ‘Facebook’;

Ballakumja anti-kushtetuese e radhës.
————-
Antikushtetushmëria e qeverisë vijon! Është bërë rutinë.

Më datë 13 mars 2018, nuk dihet saktë se ku (në Tiranë, Elbasan apo rrugës), qeveria ka vendosur të pezullojë përkohësisht dhënien e Titujve të Pronësisë mbi tokën.

Që të kuptojmë problemin: dhënien e Titujtve Pronësisë në Republikën e Shqipërisë e ka bërë Parlamenti me ligje të posaçme.

Asnjë rrjesht i atyre ligjeve nuk lejon qeverinë të pezullojë dhënie titujsh! Asnjë!

Pezullimi ndodh vetëm si masë procedurale e përkohshme përgjatë një procedure hetimore (penale apo administrative). Por jo si e drejte e qeverisë!

Qeveria nëse çmon se duhen pezulluar ato ligje, duhet të propozojë ndryshimin e tyre në Parlament, por jo të anashkalojë zbatimin!

Misioni Kushtetues u Qeverisë është të zbatojë ligjet e shtetit dhe jo të pezullojë zbatimin e tyre!

Për më tepër e drejta e pronës është e drejtë themelore që rregullohet direkt nga Kushtetuta!

Duke pezulluar të drejtën që e fiton shtetasi nga vetë Kushtetuta, qeveria dhunon direkt Kushtetutën!

Jo vepër, por kryevepër penale e qeverisë, quhet kjo gjë!

Nuk po merrem këtu fare me argumentat e tjera të natyrës politike, si premtimi për të mbyllur shpërndarjen e titujve. Nuk ja vlen kjo gjë se ska më as turp e as fytyre politike kjo qeveri!

Por, përgjegjësinë ligjore ndaj dhunimit të të drejtave kushtetuese të shtetasve, të paktën duhet ta evidentojmë.

Në kushte normale Institucionet e ndjekjes penale duhet të veprojnë. Por edhe ata funksionojnë si fasoneri, me material porositësi…

E gjithë kjo ndodh në kushtet kur shteti nuk ka as Gjykatë Kushtetuese.

Kështu ndodh gjithnjë kur qeveria shitet në publik “edhe më e mirë se vetë zoti…”

Zoti na ruajt! Po shenjat janë të këqija.

 

Etiketa: titujt e pronesiseylli manjani
Pas

Kryemadhi paralajmëron Markun: Kur të mos jetë më kryeprokurore…

Para

Barcelona shuan shpresat e Chelsea, Messi turpëron sërish portierin Courtois (VIDEO)

Para
Barcelona shuan shpresat e Chelsea, Messi turpëron sërish portierin Courtois (VIDEO)

Barcelona shuan shpresat e Chelsea, Messi turpëron sërish portierin Courtois (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ministri i jashtëm turk në Ukrainë: Moska dhe Kievi duan armëpushim, po negociojmë

Italia dhe Kazakistani nënshkruajnë marrëveshje prej 4 miliardë eurosh

Serie A “pushton” Shqipëri-Serbi, plotë 12 futbollistë nga kampionati italian zbresin në Tiranë

Moska e akuzoi për “thikë pas shpine”, Vuçiç: Do të hetojmë si përfunduan armët serbe në Ukrainë

Raporti: Koreja e Veriut i dorëzoi Rusisë 20.000 kontejnerë me municione

Macron kërkon qëndrim kolektiv kundër Izraelit: Njohja e shtetit palestinez, detyrim moral dhe politik

Dyshohet se i ofroi informacione sekrete një qeverie të huaj, përfundon në pranga punonjësi i Pentagonit

Ankesat e PD mbajnë ‘peng’ shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve! ‘Provat’ në KAS, lajmet e portaleve dhe denoncimet e saj

AKU mbyll kopshtin e Gramshit

Përndjek vajzën deri në shtëpi, i vë flakën kabinës elektrike dhe lë pa drita gjithë pallatin, arrestohet 28-vjeçari

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.