Një nga sfidat më të mëdha me të cilat përballen të rinjtë në vendin tonë, sidomos nëse janë një çift i sapomartuar është mungesa e të ardhurave për blerjen e një banese. Mirëpo duket se qeveria është duke punuar edhe për kategori.
“Qeveria po punon për një program strehimi për çiftet e reja, ku ka qenë premtimi i bërë sot nga ana e kryeministrit Rama.
Rama e ka dhënë këtë premtim në konferencën “Sfidat e Emigracionit”, duke thënë se kjo është një alternativë për të frenuar largimin e të rinjve nga Shqipëria.
“Jemi duke punuar për një program të ri strehimi në funksion të çifteve të reja. Besojmë se ka një mundësi të madhe se duke ju krijuar të rinjve një mundësi reale strehimi, ne ta bëjmë qëndrimin e tyre në vend shumë më të mundshëm dhe tundimin për t’u larguar se nuk kanë dot një shtëpi të tyre, shumë më të ulët. Është një masë kombëtare që vende të tjera e kanë bërë përpara nesh me sukses. Me të pasur një draft të parë të këtij programi, do të konsultohemi me disa prej partnerëve tanë kryesorë”, u shpreh Kryeministri.
(E.K/FAXWEB)