Ambasadorja e BE-së Romana Vlautin ndodhet në Kukës për inspektimin e investimeve të BE-së.
Romana Vlahutin në një prononcim pë me kryetarin e bashkisë Kukës, Bashkim Shehu kanë diskutuar edhe për HECET në Shishtavec. Sipas saj do të marim më shumë informacione dhe detaje dhe do të rakordohet se çfarë do të bëjmë për këtë çështje, pasi sfida më e madhe e BE-së është ndërtimi i infrastrukturës dhe ruajtjes së mjedisit .
“Pavarësisht fitimeve që mund të ketë, ju nuk duhet te humbisni natyrën që keni.”
Gjithashtu ajo është shprehur se të gjitha ndërhyrjet që do të bëhen në të ardhmen duhet të bëhen të mirplanifikuar.
Ndërkohë është diskutuar dhe për aeroportin e Kukësit.
“Jemi në pritje të studimit të fizibilitetit,biseduam për punësimin e të rinjëve ku shumë prej tyre po bëjnë të pamundur të kërkojnë azil gjë qe nuk do të ndodhë.”