Është zhvilluar sot gjyqi ndaj kreut të Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Veliaj është hedhur në gjyq nga ana e ambjentalistëve, kryesuar nga Sazan Guri.
Sipas tyre Veliaj ka shkelur ligjin për ndërtimet në parkun e liqenit.
Sot Gjyqi është shtyrë për shkak se është kërkuar një njohje më e mirë e çështjes. ‘’Janë 11 projekte që pritet ti shtohen zonës së Liqenit. Ne do ta çojmë deri në fund këtë çështje penale”, tha Guri përpara mediave.
Aktivistët kërkojnë p;o ashtu ekspertizën mjekësore të kryeministrit Rama, që sipas tyre ka firmosur miratimin e lejeve për ndërtim në zonën e liqenit që konsiderohet zonë e mbrojtur.
‘’Ajo që ndodhi me liqenin i hapi rrugë betonizimit të të gjithë Tiranës”, u shprehën aktivistët.
Aktivistët premtojnë se çështjen do ta ndjekin deri në gjykatën e Strasburgut. ‘’Jemi optimistë pasi jemi me të drejtën. Ne përfaqësojmë një grup qytetarësh, dhe gjyqi na mbetet shkalla e fundit, pas të gjitha protestave që ne kemi bërë”, u shprehën më tej aktivistët.
(E.K/FAXWEB)