Kreu i policisë së Shtetit, Ardi Veliu, në një konferencë për shtyp, ka zbardhur detaje nga mega-operacioni i policisë, finalizuar me 31 të arrestuar dhe 12 në kërkim për trafik të shqiptarëve drejt SHBA dhe Kandasë
Mes tyre gjithashtu janë arrestuar edhe 4 punonjës të Policisë së Shtetit, me detyrë kontrollorë në Pikat e Kalimit Kufitar, Hani i Hotit dhe Qafë Thanë, të cilët kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer regjistrimin e shtetasve të kontrabanduar në pikat e kalimit kufitar, në kundërshtim me ligjin.
Ata janë:
- Çelnik MAKSUTI, 53 vjeç
- Ilir ISMAILI, 32 vjeç, lindur e banues në Pogradëc, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
- Erjon MAXHARI, 28 vjeç, lindur e banues në Pogradec, me detyrë kontrollor në P.K.K.Qafë Thanë.
- Gjokë UJKAJ, 46 vjeç, lindur e banues në Shkodër, me detyrë kontrollor në P.K.K. Hani i Hotit Shkodër.
“Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se 7 grupe të strukturuara kriminale, të cilat operonin në Shqipëri, Bullgari, Spanjë, Francë, Republikën Domenikane, Itali, Britani, Irlandë, ShBA e Kanada, kanë mundësuar kontrabandimin e rreth 1 mijë personave (shtetas shqiptarë) në drejtim të Mbretërisë së Bashkuar, ShBA-ve dhe Kanadasë”- ka njoftuar kreu i Policise se Shtetit.
(M.Q/Fawxeb)