23:17 | 11/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Nga deklarata e përgatitur tek lotët e këshilltares së LSI-së, prapaskenat e dorëheqjes në degën e Vlorës

16:09 | 17/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Nga deklarata e përgatitur tek lotët e këshilltares së LSI-së, prapaskenat e dorëheqjes në degën e Vlorës

4 këshilltarë të Lëvizjes Socialiste për Integrim në një konferencë të njoftuar për mediat dhanë dorëheqjen për të bërë zyrtar kalimin në Partinë Socialiste.

Konferenca vonoi mbi 1 orë, raporton Fax News nga Vlora, dhe gjatë “pauzës” e pritjes, ajo që u pa mes këshilltarëve të LSI-së dhe drejtuesve të PS-së, ishte një situatë e çuditshme.

Me diskutime e deri tek lotët e një prej këshilltareve të LSI-së.

Fillimisht ishte kryetari i Partisë Socialiste Vlorë, Anduel Tahiraj që u pa të diskutonte me Ramona Jahon, e diskutimi ishte lidhur me personin që do të lexonte deklaratën para mediave.
MOMENTI KUR KRYETARI I PS DISKUTON ME JAHON:

Jaho fillimisht nuk pranoi të ishte ajo që do të lexonte deklaratën para mediave, ndërsa duket se pas diskutimit kryetari i PS-së, e bindi.
E ishte pikërisht Jaho ajo që doli para mediave.

Por pse Jaho nuk donte ta lexonte deklaratën e largimit drejt Partisë Socialiste?

Nga ana tjetër, Artemida Lucaj, këshilltarja tjetër që kaloi në Partinë Socialiste, u pa e përlotur në sallën e Konferencave.

Foto: Njëra nga këshilltaret e larguara, Artemida Lucaj duke qarë

Largimi nga radhët e LSI-së duket se i dhembi, por nëse do të ishte kështu, kush ishin arsyet që e detyruan të shkonte drejt PS-së?

Arsyeja nuk dihet, por ka qenë kryetarja e këshillit bashkiak Vojzava Shkurti, ajo që i ka qëndruar pranë.

Së fundmi, deklarata me akuza drejtuar PD dhe LSI, ku përfshihej përmendja e investitorëve rus, si dhe me arsyet e tyre të largimit, shkoi e përgatitur.

Deklarata që Jaho, njëra nga këshilltaret që braktisi LSI-në  lexoi para mediave erdhi e parapërgatitur dhe kësaj të fundit iu dha e gatshme.

Ishte drejtori i postës Shqiptare Dega Vlorë, Vullnet Bilbilaj ai që kishte përgatitur deklaratën dhe ia serviri të gatshme këshilltares për t’a lexuar.

DREJTORI I POSTES I JEP KESHILLTARES DEKLARATEN GATI:

Një tjetër detaj interesant gjatë konferencës ku  këshilltarët njoftuan kalimin ishte fakti se përveç 3 këshilltarëve, në sallë ndodheshin eksponentë të lartë të PS-së në Vlorë.

Nuk dihet ende roli i tyre, nëse kanë qenë aty për t’i mbështetur, instruktuar apo për të ushtruar presion mbi ta?

Kjo mbetet për t’u parë ditët në vijim…

(F.G/Faxweb.al)

 

Pas

Albano Bogdo numëron veset e tij në “Pink Zone”: Dua të heq dorë nga homoseksualiteti

Para

Vrasja në Vlorë, detaje tronditëse: E goditi në sy të fëmijës me sëpatë në kokë…

Para
Vrasja në Vlorë, detaje tronditëse: E goditi në sy të fëmijës me sëpatë në kokë…

Vrasja në Vlorë, detaje tronditëse: E goditi në sy të fëmijës me sëpatë në kokë…

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kukës/ Hapen 6 kutitë e para për numërim në Kukës, në Tropojë dhe Has nuk ka nisur ende procesi

Nis numërimi i votave në Tepelenë, numërohen kutitë e fshatrave Progonat, Nivicë dhe Sinanaj

Dalin rezultatet e tre kutive të para të numëruara në Bashkinë e Pustecit

Rezultatet paraprake në Vorë/PD përpara me diferencë të ngushtë ndaj PS-së

Zgjedhjet parlamentare/Korça nis procesin e numërimit të votave

Kamëz/ Një kuti e pavlefshme, fletët e votimit nuk ishin sipas procedurës

Numërohet kutia e parë në Pustec, ja sa vota kanë marrë PS dhe PD

KQZ publikon shifrat e pjesëmarrjes në zgjedhjet parlamentare

Nis numërimi në Bashkinë e Pustecit. PD-ASHM në avantazh nga rezultati elektronik i 6 kutive të para të Vorës

Deklaratë nga Partia Socialiste: KQZ duhet të shpallë menjëherë rezultatin në Vorë dhe Njësinë Nr.10. Vendimi për vonesën, arbitrar dhe zhgënjyes

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.