Nën masa të rrepta sigurie pritet të nisë pas pak minutash seanca gjyqësore për kryebashkiakun e Lezhës Fran Frrokajn.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës del sot para gjyqit për rivlerësimin e masës ‘’arrest me burg”. Ai u arrestua të premten nën akuzën e tjetërsimit të pronave dhe shpërdorimit të detyrës.
Duhet thënë se në këto ditët e fundit qytetarë të shumtë kanë dalë në rrugë për të protestuar kundër arrestimit të Frokajt. Bashkë me të ranë në pranga dhe 12 zyrtarë të tjerë të hipotekave dhe Bashkisë, ndërsa të përfshirë mendohet se janë 23 persona.
Edhe sot një grup i konsiderueshëm qytetarësh janë gati të çajnë rrethimin e gjykatës me thirrjet: Jemi me ty, jemi me ty.
Opozita e ka cilësuar politik arrestimin e Frrokajt, ndërsa vetë kreu i PD-së Lulzim Basha tha se ai do të besojë deri në fund se Frrokaj është i pafajshëm.
(E.K/FAXWEB)
https://www.youtube.com/watch?v=mGgC1-Nb0K8&feature=youtu.be