Kreu i Forumit Rinor Demokrat, Belind Këlliçi, duke folur për ‘Fax Neës’ nga Lezha u shpreh se vendimi i sotëm për Fran Frrokajn është gjysmak.
Ai tha se gjykata ka gabuar dhe në rastin e masës së arrestit të shtëpisë, dhe se ky vendim do të apelohet nga ana e Frrokajt.
Sipas Këlliçit Fran Frrokaj është një nga administratorët më të mirë dhe se shumë shpejt do të rikthehet në shërbim të qytetarëve të Lezhës.
‘’Vendimi i sotëm është gjysmak, zoti Frrokaj është paraqitur në mënyrë vullnetare në Prokurori. Kryeprokurori Rama nuk mund të dënojë dot kryebashkiakët demokratë.
Frrokaj është një nga administratorët më të mirë që PD—ja ka, nuk ka arsye që ai të qëndrojë në arrest me shtëpi. Brenda ditës së nesërme avokatët e tij do ta apelojnë vendimin, pasi nuk është e bazuar në asnjë provë”, u shpreh Këlliçi.
Gjykata e Lezhës vendosi sot për Fran Frrojan dhe 11 zyrtarë të tjerë masën e arrestit me ‘’burg shtëpie”, ndërsa akuzat që rëndojnë mbi ta janë: tjetërsim i pronës dhe shpërdorim detyre.
(E.K/FAXWEB)
Discussion about this post