Pas lajmit që qarkulloi se këshilltarët e LSI në Skrapar kishin bashkuar votat, duke vënë në krye të Këshillit Bashkiak, Partizan Gorçen, që vjen nga radhët e PS-së, ka reaguar deputetja e LSI-së Silva Caka
Me anë të një mesazhi në faqen e saj të ‘Facebook’-ut Caka sulmoi kolegun e saj socialist, Adnor Shameti deputet i PS duke e kërcënuar se Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur.
Ndërkohë që Partizani i përmendur në status i cili është emëruar sot në Krye të Këshillit Bashkiak të Skraparit, ka diplomë fallco. Numri i amzes 486 i referohet diplomës fallco të tij.
REAGIMI I CAKËS
Adnor, janë të rrallë Skraparlinjtë si ty, që ndërrojnë sipas erës së pushtetit dhe interesave personale vetjake.
Ata që ke thirrur dhe kërcënuar sot, nuk janë studentët e Ju****it.
Bëj kujdes Adnor! Skraparlinjtë të çojnë shumë shpejt andej nga ke ardhur!
Edhe diçka: Numri i amzës 486 të thotë gjë? Nëse jo, pyet Partizanin.
(M.Q/Faxweb)