Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi thotë se drejtësia po vepron me dy standarte, duke vepruar vetëm ndaj njerëzve të opozitës.
E pyetur në lidhje me rrugën Tiranë-Elbasan, Kryemadhi tha se kjo është një histori e gjatë ku në mes është një konflikt mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit.
Kryemadhi tha në emisionin “Real Story” se faji i Dashamir Xhikës është se e la të mbillte palma Edi Ramën.
“Rruga e Elbasanit është një konflikt mes Taulant Ballës dhe Damian Gjiknurit, se shqiptarët nuk e dinë, dhe ketë do duhet ta sqaronin ish-ministri Sokol Dervishi dhe ish-ministri Haxhinasto, por për hir të një lloj burrnie nuk dalin të flasin mediatikisht, por këtë e kanë bërë në Prokurori.
“Ka qenë Arben Ahmetaj që ka komunikuar me bankën për investime islamike që kanë kërkuar 35 milionë euro dhe është miratuar në qeveri, dhe ka kaluar në Parlamet”, tha ajo.
Ajo tha se lufta bëhet që të mos bëhet rruga Tiranë-Elbasan por të shohen ca para të tjera për ti marrë Damina Gjiknuri.
“E gjithë lufta bëhet që ta marrë dhe ca para Damian Gjiknuri me njerëzie e vet”, tha Kryemadhi. (B.H/Faxweb)