01:44 | 26/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Shqipëria pa gjyqtar në Strasburg, qeveria shtyn afatin dhe me një muaj

13:42 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nëse nuk hapen negociatat…”, Paralajmërimi: Çfarë duhet të bëjë Rama

Është shtyrë deri në datën 16 prill 2018 afati për gjyqtar në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut, në Strasburg. Qeveria inkurajon të gjithë juristët që përmbushin kriteret e mëposhtme, të aplikojnë.

3 kandidatët që do të përzgjidhen do t’i dërgohen Asamblesë Parlamentare të KiE, e cila mund të përzgjedhë njërin prej tyre, ose t’i refuzojë ato, ashtu sikundër ka ndodhur tre herë rradhazi gjatë dy viteve të fundit me emrat që ka paraqitur Shqipëria.

Pas vlerësimit të dosjeve të aplikimit dhe përfundimit të procesit të rivlerësimit kalimtar, aplikantët do t’i nënshtrohen intervistës, ku një pjesë e pyetjeve do të jenë në një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht).

Mandati i gjyqtarit është për një afat prej 9 (nëntë) vjetësh dhe mbaron pas përfundimit të këtij afati ose kur ai/ajo arrin moshën 70 vjeç. Kandidatët, nëse zgjidhen, duhet të jenë në gjendje të mbajnë këtë detyrë për të paktën sa gjysmën e mandatit 9-vjeçar, para se të arrijnë moshën 70 vjeç.

Aplikanti duhet të plotësojë këto kritere:

Të jetë shtetas shqiptar;
Të ketë arsim të lartë juridik;
Të ketë të paktën 15 vjet përvojë pune si gjyqtar, prokuror, avokat, profesor ose lektor i së drejtës, nëpunës i nivelit të lartë në administratën publike, me një veprimtari të spikatur në fushën e së drejtës, kryesisht në fushën e të drejtave të njeriut. Përparësi do të kenë kandidatët me përvojë praktike në sistemin e drejtësisë;
Të mos ketë mbajtur funksione politike në administratën publike ose pozicione drejtuese në një parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit;
Të mos ketë qenë anëtar, bashkëpunëtor ose i favorizuar i ish-Sigurimit të Shtetit para 2 korrikut 1991, në kuptimin e ligjit “Për të drejtën e informimit për dokumentet e ish- Sigurimit të Shtetit të Republikës Popullore Socialiste të Shqipërisë”;
Të mos jetë bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës;
Të ketë karakter të lartë moral, në përputhje me pikën 1, të nenit 21, të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut;
Të zotërojë një nga gjuhët zyrtare të Këshillit të Evropës (anglisht ose frëngjisht), si dhe, së paku, të ketë njohuritë bazë të gjuhës tjetër. Do të konsiderohet përparësi zotërimi i të dyja gjuhëve zyrtare të Këshillit të Evropës.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: edi ramarama
Pas

Rikthehet “bisha”, borë e shi në të gjithë vendin. Zonat më të rrezikuara (FOTO)

Para

“Papunësia në Shqipërinë e vërtetë”, Basha publikon videon

Para
Parti të re? Basha u kthen përgjigje të pakënaqurve: Nuk vlejnë sulmet nga kafenetë, e vetmja kërkesë…

“Papunësia në Shqipërinë e vërtetë”, Basha publikon videon

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shpërthen vatër e re zjarri, flakët përpijnë kodrat e Molungut në Rubik. Nuk hyn dot zjarrfikësja

Aksion me urdhër të SPAK, ushtrohen kontrolle dhe jepen urdhër arreste për dy të dyshuar për trafik droge

Shefi i komisariatit të Delvinës digjet gjatë aksionit për shuarjen e zjarrit, vizitohet në QSUT nga drejtori i policisë Ilir Proda

Avokatët e Veliajt kërkesë Burgjeve: Na jepni informacion mbi trajtimin mjekësor dhe masat e sigurisë gjatë shoqërimit në spital

Kryen kursin 12 specialistë nga SPAK dhe Policia, Ambasada Amerikane në Tiranë: Ekspertiza në teknologji, thelbësore për hetimet kibernetike

Aksident i rëndë në Sarandë/ Citroeni i pret rrugën motorrit, i plagosuri 27-vjeçar niset me helikopter drejt Tiranës (EMRI)

Tarifat tregtare me BE-në, Ursula von der Leyen dhe Donald Trump takohen të dielën në Skoci

Të dielën zgjedhjet në Venezuelë/ Maduro bën thirrje për votim masiv, por opozita e quan atë një farsë

“Italia nuk është gati të njohë Palestinën”, Tajani: Jemi për paqen, jo për fitoren e njërës palë mbi tjetrën

“Nuk ka rëndësi ajo që thotë ai”, Trump hedh poshtë planin e Macron për ta njohur Palestinën si shtet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.