Kur është fjala për zonjën e parë Melani Trump të gjithë sytë e njerëzve dhe paparacëve janë mbi ta.
Së fundi ‘’Daily Mail” ka publikuar një video ku Melani ka humbur ekuilibrin teksa po ecte në kopshtin e Shtëpisë së Bardhë për të hipur në helikopterin presidencial.
Por për fat ka qenë presidenti Donald Trump që e ka kapur bashkëshorten prej beli duke mos lejuar që ajo të rrëzohej dhe të bënte figurë të keqe.
Ky moment është fiksuar nga paparacët e pranishëm dhe ka bërë xhiron e botës. Çifti presidencial është përfolur shpesh për ftohtësinë që i karakterizon në daljet e tyre publike, por këtë herë presidenti është treguar shumë xhentil me bashkëshorten e tij.
(E.K/FAXWEB)