Pas tre muajsh në kërkim ndërkombëtar, policia e Tiranës ka vënë në kërkim një 25-vjeçar nga Pogradeci. Ndaj Erlis Belbës autoritetet gjyqësore italiane kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”.
Policia e Tiranës në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, gjatë paradites së sotme ka bërë të mundur kapjen e një tjetër personi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht shtetasin: Erlis Belba, vjeç 25 lindur dhe banues Pogradec.
Shtetasi shqiptar, Erlis Belba, është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Autoritetet Gjyqësore Italiane, më 12.12.2017, kanë caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Anëtar i organizatës kriminale në vjedhjet me dhunë, marrja e sendeve të vjedhura, përdorimi i lëndëve eksplozive”, të parashikuara nga Kodi Penal italian”, thuhet në njoftimin e policisë.
(E.L/Faxweb)