19:57 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Iu besuan negociatat me Greqinë, Krisafi në ”Fax News”: Politika të jetë e kujdesshme, kam takuar Metën dhe Bushatin

15:04 | 20/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Iu besuan negociatat me Greqinë, Krisafi në ”Fax News”: Politika të jetë e kujdesshme, kam takuar Metën dhe Bushatin

Ksenofon Krisafi është negociatori i ri propozuar për të qenë pjesë e bisedimeve me Greqinë.

Në një intervistë për ‘’Fax News” Krisafi u shpreh se ai ka pasur takime si me presidentin Meta ashtu edhe me ministrin e jashtëm Ditmir Bushati.

Krisafi është një njohës i mirë i çështjeve të së drejtës ndërkombëtare, pasi ka qenë kryesues i grupit negociator për ndarjen e zonave detare dhe ekonomike me Italinë.

Krisafi theksoi se ka shumë rëndësi që politika të qëndrojë mënjanë, dhe negociatat t’iu lihen ekspertëve, duke pasur si bazë respektimin e Kushtetutës.

“Unë jam i familjarizuar për marrëveshje të kësaj natyre, pasi edhe më herët kam qenë kryesues i grupit negociator me Italinë. Edhe në këtë moment delikat që ne kemi me Greqinë është e rëndësishme që ne të kemi kujdesin e duhur.

Palët kanë detyrën që të sheshojnë mosmarrëveshjet që kanë lindur mes dy vendeve. Nga sa e kam ndjekur këtë çështje, ky është një hap në kohën e duhur. Jam shumë i entuziazmuar,dhe besoj se do të ketë një marrëveshje që do iu shërbejë të dy vendeve, dhe brezave që do të vijnë.

Ka shumë rëndësi serioziteti, përgjegjshmëria po edhe qëndrimi politik i të dy anëve. Unë nuk e di se kush e mori vendimin që unë të jem pjesë e grupit negociator, ajo që di të them është se unë kam pasur takime me të dy, si me presidentin Meta ashtu edhe me ministrin Bushati.

U kam dhënë të dyve sygjerimet dhe mendimet e mija në aspektin teknik. Si qytetar i këtij vendi dhe si intelektual unë nuk mund ta refuzoja propozimin për të qenë pjesë e grupit negociator.

Janë probleme delikate dhe shumë të rëndësishme, besoj se delegacioni që është zgjedhur do dijë që ta përballojë këtë ngarkesë. Ne jemi një popull që na katakterizon fryma europianiste, ka ardhur koha që ne të zëmë vendin që na takon”, u shpreh më tej Krisafi.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: ksenofon krisafi
Pas

“Nuk janë kthyer më”, 5% e shqiptarëve aplikuan për azil gjatë 2013-2017, sipas studimit

Para

“S’ka prova që rëndojnë Frrokajn”, avokati i kreut të Bashkisë Lezhë

Para
“S’ka prova që rëndojnë Frrokajn”, avokati i kreut të Bashkisë Lezhë

“S’ka prova që rëndojnë Frrokajn”, avokati i kreut të Bashkisë Lezhë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani paralajmëron banorët e Tel Avivit dhe Haifës: Evakuohuni për të shpëtuar jetën

Baza sekrete iraniane që shqetëson Izraelin

Murtaja vrau mbi 1 mijë bagëti, sëmundja përhapet në 6 bashki, e pranishme në 8 vatra

Izraeli paralajmëron sulme “të mëdha” në Teheran

Alarm në Lindjen e Mesme, Izraeli raporton se SHBA është gati të bashkohet në sulmin ndaj Iranit

Ambasadori i Izraelit: Kemi kërkuar nga SHBA-të vetëm pozicion mbrojtës

Masakër në Nigeri! Lufta civile sjell 150 viktima pas sulmeve të fundit, si ka nisur konflikti mes fermerëve dhe barinjve

Pasojat e luftës/ Shifrat zyrtare të viktimave dhe të plagosurve sipas Izraelit, evakuohen mbi 2700 persona

Gjykata lë në burg vrasësin e Gentiana Hudhrës, ish-bashkëshortit të viktimës do t’i kryhet vlerësim mjekësor-psikiatrik. Mund të pyeten edhe fëmijët…

Rusia sulmon me raketa dhe dronë Ukrainën, 12 të vdekur dhe 20 të plagosur në Kiev dhe Odesa

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.