Krimet e Rënda kanë vendosur masën ‘Arrest me burg” për punonjësin e policisë Adriatik Bakiasi.
Ai dyshohet se ka dekonspiruar operacioni e Policisë së Shtetit për kapjen e grupit që falsifikonte pasaporta dhe dokumenta të tjera.
Ndërkohë pas hekurave ndodhen 39 persona, pjestarë të 7 grupeve të ndryshme, mes tyre edhe 4 punonjës së Policisë së Shtetit.
Përgjatë natës së të shtunës, 17 mars 2018 dhe gjatë orëve të para të së dielës është përmbyllur mega-operacioni i koduar “One If – By Land”, në kuadër të goditjes së kontrabandimit të personave me qëllim emigrimin drejt SHBA-ve, Kanadasë dhe Mbretërisë së Bashkuar, kundrejt shumave të caktuara të parave.
(M.Q/Faxweb)