03:15 | 29/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Fier, i burgosuri pret tiganin dhe prodhon thikë në qeli

09:08 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Fier, i burgosuri pret tiganin dhe prodhon thikë në qeli

Edhe pse vuan dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Fierit, për tentativën e vjedhjes së një banke në Tiranë, vazhdon të kryejë vepra të tjera penale në qeli.

Nazmi Çaka, 22 vjeç nga Durrësi, është pikasur me sende të dyshimta në qelinë ku vuan dënimin dhe nga kontrolli i janë gjetur armë të ftohta që dyshohet se i ka prodhuar vetë në kushte ende të panjohura. Nga burime të Fax News mësohet se mbrëmjen e 15 Marsit, pas një kontrolli të ushtruar në qelinë e Çakës, grupi i gatshëm ka konstatuar në dysheme një tigan të deformuar, ku një pjesë anësore i mungonte.

Nga kontrolli i ushtruar prej gardianëve të burgut, në zgarën e dritares së dhomës është gjetur pjesa që i mungonte tiganit. Mësohet se me këtë pjesë tigani ishte përshtatur një thikë, mjet prerës me gjatësi totale 14 centimetra. Thika e krijuar ishte mbështjellë me leckë ngjyrë blu në formë doreze dhe dyshohet se mund të përdorej nga 22-vjeçari gjatë ndonjë konflikti të mundshëm.

Bëhet me dije se veç thikës së improvizuar, në qeli është gjetur edhe një unazë e krijuar me pjesë tjetër të tiganit që dyshohet se mund të përdorej për të sulmuar me grusht. Por, gardinaët e burgut dhe oficerët e policisë gjyqësore që kanë këqyrur vendin e ngjarjes nuk kanë arritur dot të gjejnë mjetet me të cilat është prerë tigani dhe me të cilat i është dhënë forma dhe mprehtësia thikës e unazës së improvizuar.

Vetë Çaka mësohet nuk ka treguar se si i kishte krijuar armët e ftohta. I riu është proceduar për veprën penale “futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim”.

Më 5 mars të vitit të kaluar, Nazmi Çaka u akuzua se tentoi të grabisë një bankë në kryeqytet. Brenda 20 sekondave ai ka thyer xhamat e bankës me gurë, është futur brenda, por ka dalë duar bosh pasi nuk ka gjetur para. Ndërkohë, mësohet se ai ka ka qenë i proceduar edhe më parë edhe për një tjetër tentativë vjedhjeje.

(E.L/Faxweb)

Pas

‘Durrësi si Venecia’, Vangjush Dako bën përgjegjës Zotin

Para

Vrau biznesmenin 32-vjeçar, si u arrestua autori në Dibër (Video)

Para
Vrau biznesmenin 32-vjeçar, si u arrestua autori në Dibër (Video)

Vrau biznesmenin 32-vjeçar, si u arrestua autori në Dibër (Video)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kanadaja kundër Trump, miraton ligjin që përshpejton projektet e ndërtimit të kombit

Surpriza e merkatos, Broja si opsion për ish-trajnerin e Junajtid! Do të pritej nga dy sulmues shqiptarë

Egjipt/ Kamioni përplaset me autobusin, 19 të vdekur

Himarë: Dallgët penguan rikthimin në breg, Policia Kufitare shpëton 16 persona

Kremtohet 25-vjetori meshtarak i ipeshkvit Monsinior Simon Kulli, një prej priftërinjve të parë pas diktaturës

Milan nuk heq dorë nga Jashari, klubi bleg kërkon 50 milionë euro

Pogradec/ 2 mjete përplasen me njëra-tjetrën, 3 persona të plagosur

G7 mbron gjigantët amerikanë: Marrëveshje për shmangien e tatimit të dyfishtë jashtë SHBA për kompanitë shumëkombëshe

Ançeloti vijon punën me Brazilin: Amerika e Jugut, më shumë cilësi sesa Evropa

Aksident në Laprakë! Taksia përplaset me urbanin dhe makinën e policisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.