Ai u bë shumë i famshëm pas tradhëtisë ndaj bashkëshortes së saj.
Jeremy Meeks u fotografua me të bijën e themeluesit të Top Shop-it, Chloe Green.
Në fillim modeli e justifikoi si një flirt.
Por pas kërkesës për divorc nga bashkëshortja, nxitoi të hidhet sërish në krahët e biznesmenes dhe të vijojë i qetë lidhjen me të.
Tashmë pas disa muajsh Jeremy dhe Chloe po jetojnë të lumtur dashurinë e tyre.
Mirëpo së fundmi gjërat mesa duket po bëhen serioze pasi modeli është fotografuar së fundi në një dyqan argjendarie duke kërkuar një unazë.
Së bashku me mikun e tij, Vas J Morgan, Jeremy ka hyrë në një dyqan në Beverly Hills për të parë unazat.
“Thë Sun” shkruan se Jeremy nuk e ka zgjatur më kohën e pritjes dhe së bashku me Chloe, ai është parë gjithmonë në evente artistike.
Modeli është shoqëruar gjithmonë nga ajo në çdo projekt apo kontratë të re që ka firmosur me markat e mëdha.
(F.M/Faxweb)