Një ditë më parë në Kuvendin e Kosovës u votua marrëveshja e Demarkacionit.
Pavarsisht sulmit me gaz lotsjellës, marrëveshja u votua dhe u aprovua.
Profesor Elvis Hoxha, i ftuar në Fax News është shprehur se trojet shqiptare kanë pasur gjithmonë humbje përsa i përket trojeve dhe në pasuritë nëntokësore.
Sipas Hoxhës, aprovimi i Demarkacionit nuk sjell asnjë lloj fitimi, por jemi në fazën ku duhet të numërojmë humbjet.
“Jemi në fazën ku duhet të dinim të numëronim humbjet, fitim jo e jo.
Kjo lloj politike i ka bërë shqiptarët të dëshirojnë kaq tmerrësisht një vizë turistike që nuk jep një vend pune. Zëre se të thonë, ‘Ik nga shtëpia jote, dhe jeto ilegalisht në truallinn e tjetrit’.
Duhe të dimë të llogarisim sa illegal janë bërë shqiptarët në Europë.
Ndërkohë që ne flasim këtu, Thaçi, Presidenti I kosovës nuk dihet se ku është.
Disa thonë se është në Amerikë me Vuçiç, disa të tjerë në Europë. Është dukë bërë pazare ilegale për Kosovën.
Ne do jemi të kënaqur një ditë, nëse shqiptarët do gjenden emigrant nëpër botë. Në Greqi nuk dihet sa shqiptarë janë pasi 500 mijë nuk janë me letra, në Itali nga 400 mijë e në Gjermani po ashtu.
Ky është terreni që prodhon politika, jep toka dhe njërëz ilegalisht.
Po zhdukin historinë, duke filluar që nga njerëzit, tokat, pasuritë nëntokësorë.
Unë sot lexoj Abdyl Frashërin, i cili thotë se Europa po na merr gjithçka që kemi.
Kjo sepse ne nuk njohim tradhëtarët tanë.
Janë dy akte tradhëtie të filmuara.
I pari ishte kur Parlamenti i Kosovës i hoqi autonominë Kosovës duke shkuar pro-politikës serbe në Jugosllavi.
Akti i dytë është kur u filmuan të 80 deputetët të cilët dhanë votën për faljen e trojeve shqiptare drejt Malit të Zi.
Është e rëndësishme kjo pasi kemi të filmuar fytyrat dhe zërin e tyre.
Nuk ja vlen më t’u mësojmë fëmijëve vetëm emra dëshmorësh, tashmë duhet t’u mësojmë edhe këto emra si: Thaçi, Kadri Veseli, Ramush Haradinaj.
E deri te këta vogëlsirat si: Donika Kadaj, etj.
Duhet t’i mësojmë.
Kemi bërë një faj shumë të madh në historinë e pedagogjisë, pasi fëmijëve u mësojmë dëshmorët por nuk u mësojmë tradhëtarët,”– tha Hoxha.
I pytur nëse ratifikimi i marrëveshjes do të krijojë korrektime të nevojshme të Çakorrit edhe të Kullës, profesori u shpreh se kjo është një gënjeshtër e madhe.
“Kjo është gënjeshtra e dytë.
S’ka asnjë korrektim për t’u bërë. Ndërkohë që janë marrë 16 mijë fusha futbolli ne I japim vetëm që Ramushi të rrijë Kryeministër, që vdekatarët të rrinë në pushtet e të vazhdojnë të vjedhin.
Mendoni se këta do e luftojnë korruspionin? Këta janë të zhytur në krim,”– tha Elvis Hoxha.
Përsa i përket inifikimit të trupave me Malin e Zi, për korigjimin e vijës detare me ligjin e ratifikuar, sipas ligjit të ratifikuar, professor Hoxha tha se interest kombëtare për ato personale.
“Në shesim tokë në jug dhe det në very. Ne shesim interesa kombëtare për ato personale.
Si mundet të vijë tani komisioni i përbashkët, të jetë Mali i Zi kaq i mirë.
Mali i Zi ka varrosur mijëra shqiptarë të gjallë.
I themi tani hajde ti dhe korrigjo gabimet tona.
Gabimet që bëjmë ne duhet t’I ndreqim vetë ne,”- u shpreh ai.
I pyetur nga gazetarja e Fax News, Brikena Prifti, se çfarë i bëri bashkë Ramushin, Isa Mustafën dhe Hashim Thaçin, professor Hoxha renditi arsyet e tij.
“Njerëzit i bën bashkë lavdia dhe krimi. Ramushin e bëri bashkë lufta me çlirimtarët dhe tani me këta e bëri krimi. Njeriu nuk lind tradhëtar.
Varet me çfarë njerëzish lidhet. Haradinaj bëri lavdi në luftë dhe u lodh. Tha ‘Boll bëra heroin, po bëj pushtetarin’. Ndodh edhe kjo.
Çështja është të mbash idealin në mendje, po e pate këtë nuk tradhëton kollaj.
Isa Mustafa gjithmonë ka dashur të japë nga pasuria kombëtare, e ka pasur ves që në kohën e Jugosllavise.
Thaçi gjithçka që ka e ka krim.
Ramushi në fakt ishte pak zhgënjim, pasi në vend që të preferontë të ishte një figurë e ndritur u bë Kryeëministër. Dhe në fakt nuk ka mbetur asnjë Kryeministër i Kosovës i ndritur.
Tashëm ai e ka humbur gjithë kreditin që fitoi gjatë luftës, nuk kam çfarë të them për të,”– vijoi më tej ai.
Në fund professor Elvis Hoxha tha se Vetëvendosja nuk ndalet këtu, se për ta nuk ka mbaruar ende asgjë.
Hoxha tha më tej se duhe t të bëhen të gjithë bashkë dhe të kundërshtonin këtë marrëveshje dhe kjo nuk ka lidhje vetëm me Haradinajn.
“Nuk duhet të presim të vdesi Haradinaj apo të dalë ai në pension politik për të luftuar. Jane edhe 80 tradhëtarë të tjerë që presin të zënë vendin tij. E ndërsa përsa i përket Thaçit ai kështu ka vepruar gjithmonë. Thaçi edhe kur u zgjodh President u zgjodh në mënyrë sekrete, edhe në Mal të Zi shkoi të firmoste një dyfaqësh që s’u mor vesh çfarë ishte, shkoi në mënyrë sekrete.
Edhe në Washington në takimin me Vuçiç, shkoi në mënyrë sekrete.
Kështu që Vetëvendosja nuk ndalet këtu,”– përfundoi profesor Hoxha.
(F.M/Faxweb)