05:17 | 14/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Historia e studentes/ E diplomuar në Holandë dhe Angli, ministria e Arsimit nuk i njeh anglishten

21:25 | 22/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Historia e studentes/ E diplomuar në Holandë dhe Angli, ministria e Arsimit nuk i njeh anglishten

Juna Musa është një studente shqiptare e cila ka studiuar për mjekësi jashtë Shqipërisë në Holandë dhe Angli. Ajo është rikthyer për të bërë specializimin në vendin e saj, por ministria e Arsimit nuk I njeh anglishten.

E ftuar në emisionin e lajmeve të Ora News me gazetaren Ilva Tare studentja ka rrëfyer të gjitha vështirësitë që ka hasur në Fakultet dhe ministri.

Juna Musa: Dje ishte data e fundit për tu regjistruar për specializimin e mjekësisë dhe nuk ma dhanë të drejtën për të konkurruar sepse gjithë dokumentat i kisha në rregull dhe nuk më njifnin anglishten që kam bërë në Holandë dhe Angli. Kjo është absurde!

Unë u riktheva në vendin tim për të dhënë kontributin meqënëse unë përfitova nga një bursë ekselence të fituar nga BE si kuotë e shtetit shqiptar ndërmjetësuar nga Fakulteti i Mjekësisë.

Kur unë shkova të përballem me zonjën Etleva që është sekretare e kurrikulave që më dërgoi rektori Arben Gjata  ai më tha: Ku e di unë që kjo diplomë nuk është fallco?! Kush është paradoksi këtu? Ato e kanë në arkivën e fakultetit që unë kam fituar bursën që kam bërë studimet në Holandë dhe Angli. Madje universiteti I Holandës I ka cuar një email dhe I ka thënë që këto studente janë diplomuar, ato nuk morën as mundimin ta vërtetonin.

Të gjitha në anglisht, unë jam edhe një vërtetim që të gjitha lëndët janë në gjuhën angleze. Ideja është që unë nuk dua të shkoj ta konvertoj këtë diplomë të ministria e Arsimit sepse masteri që unë kam mbaruar për fat të keq nuk hyn në punë këtu. Sepse ne kemi një institucioni ku është implementuar masteri që unë kam bërë atje. Pra unë jam e mbikualifikuar.

Po cfarë kërkon ajo nga ministria e Arsimit?

Juna Musa: Unë kërkoj që Ministria e Arsimit, së bashku me dekanin dhe rektorin kur të bëjnë rregulloren ta bëjnë të plotë dhe jo një rregullore të thatë dhe të kenë sa më shumë komunikim me studentët. Ata gjoja po ushtrojnë një politikë që mos ti largojnë mjekët por në rastin tim nuk ndodhi ashtu dhe në rastin e shumë studentëve të tjerë që mbase nuk kanë guxim që të shprehin problematikat.

Juna Musa tha se është e gatshme të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit, duke ia shprehur shqetësimin e saj edhe zyrës së Bashkimit Europian.

Juna Musa: Unë jam e gatshme që ti hedh në gjyq për dëmshpërblim për dëmtimin moral që më kanë bërë dhe nuk do resht së hequri dorë. Unë i kam shkruar edhe zyrës së BE që  merret me këto cështje dhe nëse ajo vendos të hedhë në gjyq ministrinë e Arsimit për këtë budallik që ka bërë duke qenë unë viktima atëherë ata do të marrin dhe një gjobë shumë të madhe.

Etiketa: studente
Pas

Ja çfarë çaji duhet të pini sipas grupit të gjakut

Para

“Ti kishe pastruar më mirë këpucët”, Sokol Balla thumbon Erjon Veliajn, ja si i përgjijet ai

Para
“Ti kishe pastruar më mirë këpucët”, Sokol Balla thumbon Erjon Veliajn, ja si i përgjijet ai

"Ti kishe pastruar më mirë këpucët", Sokol Balla thumbon Erjon Veliajn, ja si i përgjijet ai

Discussion about this post

 



Të Fundit

Përplasjet në Theth mes banorëve dhe policisë, famulltari i Shkodrës, Dom Vlash Palaj thirrje për dialog

Lufta 12-ditore me Izraelin, mediat iraniane: Presidenti iranian u plagos në këmbë dhe u largua nga Teherani përmes një kapaku emergjence

Zjarr i fuqishëm në Mallakastër, flakët përfshijnë hapësirën me shkurre dhe ullishte(VIDEO)

Kryediplomati rus Lavrov takim me Kim Jong Un, Pheniani zotohet për të ndihmuar Moskën në luftën ndaj Ukrainës

Përplasen dy motorë uji në Golem, 31-vjeçari nga Kosova përfundon në spital

Haradinaj takon zyrtarin e lartë të DASH, konfirmon përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO

Kim Jong Un u zotua të mbështesë Rusinë “pa kushte”, Seuli zbulon shifrat: Koreja e Veriut i ka dërguar Moskës mbi 12 mln predha

Zjarr në një fabrikë riciklimi në Aleksandropolis, tymi i zi mbulon zonën

“Rusia s’mund të vendosë veton mbi zgjerimin e aleancës”, vendet e Ballkanit shprehin mbështetje për anëtarësimin e Ukrainës në NATO

Alarm në aeroportin e Southend në Angli, rrëzohet një avion i vogël pak minuta pas ngritjes nga pista (VIDEO)

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.