10:40 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Arrestimi i Fran Frrokajt për tjetërsim pronash, avokati u’a lë fajin fshatarëve: Falsifikuan dokumentacionin duke u bërë pronarë

23:25 | 22/03/2018
në Aktualitet, Flash
0
Arrestimi i Fran Frrokajt për tjetërsim pronash, avokati u’a lë fajin fshatarëve: Falsifikuan dokumentacionin duke u bërë pronarë

Kryebashkiaku i Lezhës mbahet në arrest shtëpie me vendim gjykate si pjesë e hetimeve për tjetërsimin e pronave shtetërore në bregdetin e Shëngjinit.

Prokuroria këmbëngul se Fran Frrokaj është pjesë e një zinxhiri përmes, të cilit janë përvetësuar mbi 234 mijë metra/katrorë tokë në zonën e plazhit në vendin e quajtur Mali i Rencit dhe Mali i Shëngjinit.

Por, avokati i Fran Frrokajt tha këtë të enjte në emisionin “Të Paekspozuarit” se klienti i tij është viktimë dhe se dokumentacionet janë falsifikuar ndër vite nga personat që kanë sot pronësinë e këtyre pronave.

“Disa fshatarë me dokumenta të falsifikuara janë bërë pronarë të një sipërfaqjeje në zonën e Malit të Shëngjinit dhe Malit të Rencit. Fshatarët kanë falsifikuar gjithçka. Kanë mundur t’i regjistrojnë dhe duke shfrytëzuar dobësinë e strukturave administrative, vigjilencën dhe detyrimin e tyre ligjor për të verifikuar, kanë arritur që t’i regjistrojnë këto prona”, deklaroi avokati Neshat Fana.

Avokati thotë se dokumentacionet nuk janë falsifikuar nga asnjë prej institucioneve, ashtu siç akuzon Prokuroria.

“Bashkia, Këshilli i Qarkut dhe Hipoteka kanë qenë në të njëjtën linjë, i kanë quajtur të sakta këto dokumentacione. Këto institucione nuk kanë falsifikuar dokumente, por janë falsifikuar jashtë këtyre institucioneve. Janë falsifikuar edhe vulat e institucioneve, deri tek vula e Këshillit të Qarkut”, u shpreh ai.

(M.Q/Faxweb)

Etiketa: Fran Frrokaj
Pas

Një pikturë për 450 milionë dollarë, princi saudit shpenzoi mbi një miliard dollarë në vetëm tri gjëra (Video)

Para

Veliaj: Tirana ka nevojë për 7 mijë apartamente në vit

Para
Veliaj: Tirana ka nevojë për 7 mijë apartamente në vit

Veliaj: Tirana ka nevojë për 7 mijë apartamente në vit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Covid-19 ndalon përparimin e vaksinimeve, miliona fëmijë rrezikohen globalisht

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për revokimin e “arrestit në shtëpi”

SHBA njofton rihapjen e ambasadës në Jerusalem pas armëpushimit mes Izraelit dhe Iranit

Rutte thekson mbështetjen e SHBA-së për Nenin 5 në samitin e NATO-s

Ministri Hasani në Samitin e NATO-s në Hagë: Shqipëria riafirmon mbështetjen për Ukrainën dhe vlerëson rolin udhëheqës të SHBA-së

Shpërthim në Gaza, 7 ushtarë izraelitë humbin jetën

Arrestohet në Dibër 40-vjeçari nga Bosnja, i shpallur në kërkim nga Gjermania për mashtrim

I dërguari i Trump: Armëpushimi me Iranin po zbatohet, bisedimet për paqe janë premtuese

Vendim i fortë nga parlamenti iranian: Pezullim i bashkëpunimit me IAEA-n

Trump sulmon mediat amerikane për raportimet mbi dëmet në centralet bërthamore të Iranit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.