20:50 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Mosshpallja e emergjencës, vepër penale e Ramës”, Basha: Ka një arsye pse Rama e bën këtë me shkodranët…

12:53 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Mosshpallja e emergjencës, vepër penale e Ramës”, Basha: Ka një arsye pse Rama e bën këtë me shkodranët…

Kryetari i Partisë Demokratike është paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës, ku po zhvillon një takim me autoritetet vendore të Bashkisë dhe shtabin e emergjencës për menaxhimin e situatës së përmbytjeve.

“Fajtor i drejtpërdrejt për këtë gjendje është Korporata Elektroenergjitike Shqiptare që ka hapur kaskadat e Drinit.” – nisi fjalën e vet Lulzim Basha

“Janë sot 1000 familje dhe 800 banesa të rrethuara nga uji. Izolim, pa shërbim shëndetësor, pa ujë. Shkollat kanë ndalur aktivitetin. Zona bujqësore është shpartalluar plotësisht dhe  ka qindra mijëra dëme për krerët në bagëti. Ju përgëzoj që Bashkia gjendet në krye të detyrës 24 orë në ditë.”- tha Basha.

Basha u ka bërë apel banorëve të vazhdojnë të mbajnë kontaktet me autoritetet lokale dhe t’u binden instruksioneve të tyre.

Basha ka akuzuar qeverinë për mosshpalljen e gjendjes së emergjencës.

“Ndihmat e ardhura nga qeveria janë krejtësisht të pamjaftueshme. Ndihmat po vijnë vetëm nga Bashkia e Shkodrës që nuk ka mundësi ta përballojë këtë gjendje. Njolla e përmbytjes ka përfshirë edhe Vaun e Dejës ku uji po hyn brenda nëpër shtëpi.

Mos shpallja e emergjencës është përgjegjësi ligjore dhe penale dhe çdo pasojë në jetën e shëndetin e banorëve të Shkodrës, është vepër penale e qeverisë që nuk po merr masat.

Dua të përgëzoj aktin bipartizan të Këshillit Bashkiak Shkodër, që kanë miratuar shpalljen gjendjes së emergjencës.” – tha kreu i demokratëve.

I bëj thirrje qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës menjëherë e t’i japin fund heshtjes fajtore të ministrit të KESH-it, Damian Gjiknuri. Prefekti i Shkodrës duhet t’i kërkojë me shkresë zyrtare qeverisë të shpallë gjendjen e emergjencës.

“Mos shpallja e emergjencës nga Edi Rama ka dy arsye.

Arsyeja e parë është kriminale e absurde, është mosdëmshpërblimi i familjeve. Sepse qeveria duhet t’i dëmshpërbleje të dëmtuarit nëse shpall gjendjen e emergjencës. Pasojat e mosshpalljes së emergjencës janë akute dhe përgjegjësi është vetëm Edi Rama.

Arsyen e dytë nuk po e shpall sepse e di çdo shkodran e çdo shkodrane.

I akuzoj për bragtisjen e Shkodrës dhe i kërkoj prokurorisë të nisë hetimin.” – theksoi Basha.

(E.L/Faxweb)

Pas

Me kallash e pistoletë, kush është 20-vjeçari që u vra nga Policia gjatë grabitjes

Para

Vendimi për gjyqtarin Lulo, reagon Rama: 17 gjyqtarë e prokurorë i shpëtuan procesit, s’keni parë gjë akoma!

Para
Vendimi për gjyqtarin Lulo, reagon Rama: 17 gjyqtarë e prokurorë i shpëtuan procesit, s’keni parë gjë akoma!

Vendimi për gjyqtarin Lulo, reagon Rama: 17 gjyqtarë e prokurorë i shpëtuan procesit, s’keni parë gjë akoma!

Discussion about this post

 



Të Fundit

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

BE-ja pret raportin përfundimtar të OSBE/ODIHR, Brettel: Po ndjekim nga afër zhvillimet në Shqipëri

Iran sulmon sërish me raketa Izraelin, IDF në alarm dhe popullsia paralajmërohet të strehohet

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.