19:33 | 20/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

SHBA/ Xhafaj takon zëvendës koordinatoren e antiterrorizmit: Mbështetja amerikane vazhdon

20:25 | 23/03/2018
në Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
SHBA/ Xhafaj takon zëvendës koordinatoren e antiterrorizmit: Mbështetja amerikane vazhdon

Takimi i radhës në Departamentin e Shtetit, i Ministrit të Brendshëm dhe drejtuesve kryesorë të Policisë së Shtetit, ishte me Zëvendës Koordinatoren për Antiterrorizmin, znj. Alina Romanowski dhe nënshkrimi i marrëveshjes me të.

Ai u fokusua në përpjekjet e Shqipërisë lidhur me parandalimin e fenomenit të radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm si dhe forcimin e luftës kundër terrorizmit.

Ministri Xhafaj, prezantoi në këtë kontekst, reformat e ndërmarra në këtë fushë duke përfshirë edhe ato për Policimin në Komunitet, me qëllim kontrollin më të mirë të territorit dhe përmirësimin e marrëdhënies me komunitetin, me fokus parandalimin e kriminalitetit. Ai theksoi gjithashtu se prioritet për Qeverinë shqiptare mbetet ruajtja dhe menaxhimi i integruar i kufijve, proces i cili asistohet teknikisht edhe nga Departamenti i Shtetit, përmes një sërë projektesh konkrete.

Znh. Romanowski vlerësoi bashkëpunimin e deritanishëm dhe siguroi vazhdimësinë e mbështetjes amerikane sa i takon sigurisë kufitare. Ajo inkurajoi proceset e nisura në Policinë e Shtetit, veçanërisht reformën e Policimit në Komunitet, zbatimi me sukses i të cilës do të ndikojë në parandalimin e kriminalitetit dhe radikalizmit.

Ministri Xhafaj e informoi znj. Romanowski lidhur me reformat e tjera të rëndësishme në luftë kundër krimit të organizuar, operacionin “Forca e Ligjit”, luftën kundër trafikut të drogës, kontrabandimit të migrantëve etj.

Palët nënshkruan një memorandum bashkëpunimi midis dy qeverive, në fushën e luftës kundër terrorizmit.

 

 

Pas

“Mbylle se ta vesha”, “as gëk mos të bësh, dëgjove?” Mjekja tregon çfarë nxisin këto skena tek fëmijë

Para

Këngëtari i njohur flet për jetën private, prezanton për herë të parë dy djemtë në ekran

Para
Këngëtari i njohur flet për jetën private, prezanton për herë të parë dy djemtë në ekran

Këngëtari i njohur flet për jetën private, prezanton për herë të parë dy djemtë në ekran

Discussion about this post

 



Të Fundit

Operacion i Suksesshëm i Forcës Detare Shqiptare në Egje / Shpëtohen 13 Emigrantë

Gjykata e Lartë lë në fuqi “arrestin në shtëpi” për Kreshnik Farrukun, por IEVP Elbasan refuzon ta zbatojë vendimin

Lituania çon në Hagë Bjellorusinë, e akuzon për orkestrimin e një krize migracioni

“Kam bërë mjaftueshëm”, Elon Musk planifikon të ulë donacionet e tij politike

Meta urdhëron analizë për rezultatin më 11 maj, për çfarë dyshon kreu i PL?

PD “kërkesë urgjente” KQZ-së: Mos certifikoni rezultatin e votave të diaspora

Aksident i rëndë te Fafa, në Institut, Tiranë/Makina përplas këmbësorin

Rama për ORF: Anëtarësimi në BE është një mundësi historike që nuk do të zgjasë përgjithmonë

BE dhe Britania vendosin sanksione të reja kundër Rusisë

Mbeti jashtë parlamentit, Etilda Gjonaj: Fitoret personale zvogëlohen para një fitoreje të madhe

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.