09:10 | 29/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve/ Përfundon takimi “kokë më kokë” Thaçi – Vuçiç

23:39 | 23/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Te Fundit, Te Gjitha
0
Marrëveshje gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve/ Përfundon takimi “kokë më kokë” Thaçi – Vuçiç

Në Bruksel përfundoi takimi i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë, Aleksandër Vuçiç më ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

Në një deklaratë të zyrës së zonjës Mogheirni thuhet se “ata diskutuan në kuadër të fazës së re të bisedimeve të lehtësuara nga Bashkimi Evropian, përgatitjet për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”.

Në komunikatë thuhet se ata vlerësuan edhe përparimin në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në të kaluarën.

Shefja e politikës së jashtme “nënvizoi rëndësinë që i kushton Bashkimi Evropian zbatimit të plotë të marrëveshjeve ekzistuese, dhe theksoi në vecanti urgjencën e fillimit të ngritjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, marrëveshjes pë energjinë dhe përfundimit të punëve në urën e Mitrovicës”.

Ajo mirëpriti “përkushtimin e vazhdueshëm të dy presidentëve për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe rikujtoi se përparimi i tyre drejt integrimeve evropiane, është i lidhur ngushtë me përparimin në bisedime”, thuhet në komunikatë.

Takimi i fundit ndërmjet tyre është mbajtur më 20 shtator të vitit 2017 në New York, më ndërmjetësimin e zonjës Mogherini, në dritën e zotimeve të bëra në dy takime që u zhvilluan në korrik dhe në fund të muajit gusht në Bruksel, kur ata ishin pajtuar për një fazë të re të bisedimeve ndërmjet të dyja palëve, përtej çështjeve teknike.

Të dy presidentët shkuan në Bruksel nga Shtetet e Bashkuara ku qëndruan në vizita të paparalajmëruara.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, tha gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara se fuqitë perëndimore nuk duan të flasin se kujt i takon Kosova dhe e trajtojnë atë si çështje të mbyllur.

“Jam i kënaqur me punën dhe përpjekjen tonë, por nuk jam i kënaqur me rezultatet. Kam shpresuar për mirëkuptim më të madh. Nuk jam i kënaqur me atë që kam arritur. Prej një kohe të gjatë po flasim për të ardhmen e Serbisë, për Kosovën… Po përpiqemi të gjejmë zgjidhje kompromisi, por pala shqiptare po e bën punën e vet, e bashkësia ndërkombëtare të vetën. Nuk jam i kënaqur, sepse vendet perëndimore qëndrojnë fuqishëm në mbështetjen dhe ruajtjen e pavarësisë Kosovës“, tha ai.

Presidenti serb ka paralajmëruar mundësinë që në muajin prill të paraqesë një platformë për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, por për këtë tha ai, ka nevojë edhe për mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare.

“Megjithatë, Perëndimi nuk dëshiron në asnjë mënyrë të flasë për atë se kujt i takon Kosova”, tha ai duke nënvizuar se Serbia po paguan çmimin e vendimeve të gabuara të së kaluarës, përfshirë edhe ngritjen e çështjes së pavarësisë së Kosovës para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë e cila ka pohuar se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Ai ritheksoi se Serbia është e gatshme për kompromise por jo “edhe të sakrifikojë interesat e saj”, ndërsa hodhi poshtë pohimet se ka zhvilluar takime private me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, apo të ketë biseduar me të për “ndarjen e Kosovës”, një pohim i hedhur nga forcat opozitare në Serbi por edhe nga disa medie evropiane.

Edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi hodhi poshtë mundësinë që të jetë takuar me presidentin serb gjatë qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Ai shkroi në rrjetet sociale se “ditëve të fundit kam zhvilluar konsulta intensive me partnerët tanë strategjikë. Në Washington, Londër, Berlin, Paris me qëllim të bashkërendimit të agjendës euro-atlantike për Kosovën. Ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës, do të dinamizojë dhe qartësojë agjendën tonë, dhe është argument shtesë për miqtë dhe partnerët tanë. Përderisa po hyjmë në fazën finale të normalizimit të raporteve në mes Kosovës dhe Serbisë, jemi të bekuar me mbështetjen e palëkundshme të aleatëve tanë strategjikë”, shkroi ai.

Vitin e kaluar presidenti serb hapi një dialog të brendshëm serb për zgjidhjen e çështjes së Kosovës, pavarësinë e së cilës ajo vazhdon ta kundërshtojë, por është përfshirë në një proces bisedimesh në shkëmbim të afrimit më strukturat evropiane.

Ai është zotuar të vazhdojë rrugën evropiane por edhe të ruajë lidhjet me aleatin e saj Rusinë, një dëshirë e nacionalistëve serbë që nuk pajtohen me pavarësinë e Kosovës. Kosova mbetet çështja kryesore në bisedimet e Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian./VOA

 

 

Etiketa: BrkukseliHashim Thacivucic
Pas

Prezantuesi shqiptar deklaron live në emision: Mund të bëhem gay

Para

HOROSKOPI. 24 MARS 2018

Para
HOROSKOPI 17/03/2018

HOROSKOPI. 24 MARS 2018

Discussion about this post

 



Të Fundit

Policia e Londrës arreston pesë persona për përpjekje për të ndërprerë xhirimet e një filmi me protagoniste aktoren izraelite Gal Gadot

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Aksident në Kurbin/ U përplas nga automjeti, ndërron jetë këmbësori! Shoferi arratiset nga vendngjarja

Shpërthim në burgun e Fushë-Krujës, dyshohet për tritol, policia ngre grup hetimor

Sot seancë plenare, e para pas zgjedhjeve/ PS dhe PD mobilizojnë deputetët për “betejat” e fundit. Bardhi e Peleshi mesazhe grupeve!

E rëndë në Shkodër, 55-vjeçari i jep fund jetës me armë gjahu

Këmbimi valutor sot/ Me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore, çfarë ndodh me monedhat e tjera

BB: Pavarësisht rritjes ekonomike, 20% e popullsisë shqiptare jeton në varfëri më 2025

Parashikimi i motit për sot, 29 maj 2025

Korporata e Investimeve Shqiptare autorizohet për rehabilitimin e “Asllan Rusit” dhe realizimin e projekteve në Elbasan

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.