Vdekja është një ndër gjërat më të rënda, sidomos kur pas lë një familje. Një ngjarje e rëndë ka ndodhur së fundmi në familjen e ish-portierit të Valencias dhe të Realit të Madridit, Santiago Canizares.
Djali i tij 5 vjeçar është ndarë nga jeta dhe shkak për këtë është bërë një sëmundje e tmerrshme që kishte pushtuar trupin e të voglit.
Canizares, e ka bërë të ditur vetë lajmin, me anë të një postimi në “Tëitter” ka dhënë lajmin e tmerrshëm.
“Djali im Santi vdiq, mendoj se më takon mua t’ua them, në shenjë mirënjohjeje për të gjitha mesazhet mbështetëse dhe ngrohtësinë që kam marrë gjatë këtyre muajve. U nis i rrethuar nga paqja, duke e përmbushur misionin e tij gjatë këtyre 5 viteve që na shoqëroi”- shkroi futbollisti.