20:59 | 21/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

S’kanë fund çuditë/ Derës i del pronari, banorët hyjnë në shtëpi nga dritarja

09:22 | 24/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
S’kanë fund çuditë/ Derës i del pronari, banorët hyjnë në shtëpi nga dritarja

Arben Xheka, banor në Fushë Mret të Elbasanit, tregon në emisionin “Stop” se banon në një shtëpi private prej 27 vjetësh.

Por prej një viti nuk mund të hyjë e të dalë nga dera sepse truallit i ka dalë pronari.

Ndaj ai ka vënë një shkallë që e përdor për të hyrë e për t’u ngjitur në katin e dytë.

Në këto kushte, çështja mund të quhet “një çudi shqiptare” e radhës…!

“Ka gati një vit që mua më është bllokuar dera për të hyrë në banesë dhe detyrohem të hyj nga dritarja. Nuk kam mënyrë tjetër komunikimi. Shtëpia e katit të dytë nuk ka lidhje me katin e parë sepse kati ka hyrje tjetër. U detyrova të bëj një palë shkallë për të hyrë në katin e parë”, rrëfeu denoncuesi.

Por të moshuarit e shtëpisë thonë që janë ngujuar, pasi kur kanë provuar të përdorin shkallën janë rrëzuar.

“Ku të dal unë? Nga shkallët kam rënë dy herë”, u shpreh i moshuari. Ndërsa bashkëshortja e tij tregoi se ka që prej muajit Nëntor pa dalë nga shtëpia, pasi nuk mundet të hyjë e të dalë nëpërmjet shkallës.

Bashkëshortja e Arben Xhakës tha se i kanë kërkuar pronarit të tokës t’u lejojnë pak hapësirë sa për të dalë të moshuarit, por nuk ka pranuar.

“Sa herë hipi e zbres unë, atë punë kam mbi 20 herë në ditë. Tallen edhe njerëzit kur kalojnë dhe na shohin ne këtu”.

Gazetarja e emisionit “Stop” u shpreh se në këto kushte familja Xheka ndodhet në “arrest shtëpie”.

(E.K/FAXWEB)

Etiketa: elbasan
Pas

Rama entuziast pas shkarkimit të Lulos, Berisha: Kërcënimet e tij i ulin ‘brekët’ procesit

Para

Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

Para
Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

Shkëmbeu jetën e tij me pengun, kush është polici francez që ra si hero

Discussion about this post

 



Të Fundit

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Pritet të zhvillohen garat e Formula 1/ Qeveria miraton shpronësimet për projektin e auto-motoparkut në Elbasan

“ZRRE është degë e partisë në pushtet”, grindja nga Kuvendi kalon në energji, LDK-PDK akuza VV

Çmimi i Bitcoin arrin rekord të ri

Miratohet VKM, qeveria zgjat qëndrimin e ukrainasve në Shqipëri

Rihapet pas 10 vitesh ambasada shqiptare në Bosnjë-Hercegovinë, ministri Hasani: E rëndësishme për forcimin e partneritetit

Netanyahu: Zhvendosja e palestinezëve nga Gaza është kusht për t’i dhënë fund luftës

Audienca e parë publike në sheshin e Shën Pjetrit, Papa Leo XIV bën thirrje për ndihma humanitare në Gaza dhe për t’i dhënë fund armiqësive

Kaja Kallas nesër viziton Kosovën, parashikohen takime me krerët e partive politike

Spanjë/ Pjesë e organizatës që trafikoi 1,1 tonë kokainë, shqiptari arrestohet pasi e ‘spiunuan’ banorët me një video në rrjetin social! Vlera e drogës mbi 500 mln euro

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.