Shumë i përfolur ishte sherri mes dy këngëtareve të njohura shqiptare.
Vitin e kaluar ishte një periudhë që Rezarta Shkurta dhe Zaimina Vasjari nuk folën me njëra-tjetrën.
Madje Rezarta nuk ishte e ftuar në baby shoëer-in që Zaimina organizoi në dhjetor.
Edhe kur Zaimina u bë nënë, ish-shoqjaa e saj e ngushtë nuk e uroi, të paktën jo publikisht.
E ftuar në “Xing me Ermalin”, Zaimina u shpreh se me Rezartën ka qënë gjithnjë shoqe por patën një debat dhe në atë periudhë të shkurtër nuk folën me njëra-tjetrën.
“Ne kemi qenë dhe jemi shoqe shumë të mira, flasim. Por është e vërtet që kemi pasur një debat me njëra-tjetrën dhe kemi pasur një periudhë të shkurtër kur nuk flisnim të tregohem e sinqertë. Po kush shoqe nuk kanë pasur asnjëherë debate me njëra-tjetrën, ka edhe hatërmbetje. Por Rezarta reflekton direkt, gjënë e parë që bën është bllok,”- u shpreh Zaimina.
(F.M/Faxweb)