00:04 | 16/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Taksa e “Rrugës së Kombit”, reagon Kosova: Nuk na konsultoi njeri, do të bëjmë kërkesë për zbritje

14:11 | 25/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kosova, Kryesore, Rajoni, Te Fundit, Te Gjitha
0
Tarifa e Rrugës së Kombit, aplikimi nis në orën 12:00. Sot, të hapura vetëm katër sportele

Ditën e sotme ka filluar testimi i pagesës për taksën në “Rrugën e Kombit”.

Nëse do të udhëtoni me veturë nga Shqipëria në Kosovë dhe anasjelltas do të duhet të rezervoni veçmas edhe paratë për taksën.

Sipas sqarimit të autoriteteve shqiptare, koncesionari duke nisur nga sot është ne fazën e testimit te sistemit te TOLL-it. Makinat kalojnë pa ju kërkuar pagesa por thjesht testohet nga ana teknike sistemi. Kjo do te vazhdoje deri javën e ardhshme. Me pas do përcaktohet data e fillimit te kalimit kundrejt pagesës.

Ky vendim nuk është pritur mirë nga autoritetet e Kosovës.

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj është shprehur për Gazetën Express se askush nuk i ka lajmëruar se do të ketë taksë rrugore për Rrugën e “Kombit”.

“As një konsultë nuk kanë bërë me Kosovën. Është dashur të paktën të bisedojnë dhe të na tregojnë për këtë takes. Të hënën, do t’ua bëj një shkresë zyrtare për një takim dhe të shohim.

Realisht, është taksë e madhe për shqiptarët”, ka shtuar ai.

Sipas të dhënave të publikuara para një viti kur ishin dhënë në koncesion autostradat e Shqipërisë, për autobusët, dhe mjetet e tjera me gjashtë rrota, që hyjnë në kategorinë E dhe F, koeficienti është 2.25. Pra taksa për ta do të jetë rreth 11 euro. Koeficienti për automjetet me 6 rrota, kamionët e mesëm të kategorisë G, koeficienti është 3.25 dhe taksa për ta do të jetë sipas llogarive është rreth 16 euro. Për kamionët e rëndë të kategorisë H, koeficienti do të jetë 4.5, dhe ata do të paguajnë plot 23 euro.

TAKSAT E RRUGËS SË KOMBIT
Mjetet me 3 rrota                       2.5 euro
Mjete me 4 rrota                        5 euro
Mjetet me 6 rrota, autobusët  11 euro
Mjetet e rënda, kamionët        26 euro
Mjetet e rënda, kategoria H    23 euro

Nga ora 12:00 e ditës së sotme ka nisur testimi i aplikimit të taksës për të kaluar në Rrugën e Kombit, që do të aplikohet pas dhënies së saj me koncesion nga ana e qeverisë.

Testimi pritet të zgjasë rreth dy javë, ndërsa qarkullimi me pagesë pritet të fillojë rreth datës 15 prill. Tarifat e miratuara janë 5 euro për çdo kalim, për veturat e vogla, dhe 10 euro për autobusët dhe kamionët.

Taksa do të aplikohet në 4 sportele të ndryshme, nga dy për çdo kah të lëvizjes, ndërsa synimi është që nëpërmjet saj të sigurohet mirëmbajtja e këtij aksi rrugor.
Ky vendim ka hasur në kundërshti të shumta, sidomos nga ana e banorëve të Kukësit dhe zonave përreth, të cilët e përdorin më shpesh rrugën.

(F.M/Faxweb)

Etiketa: ankesekosoverruga e kombittakseulje
Pas

Çmendet moti, rryma e nxehtë “Hannibal” pushton Shqipërinë

Para

Abuzimet me pronat, Ermal Vija tregon në Fax News si po vijojnë hetimet: 57 Gjyqtarë dhe Prokurorë pritet t’i nënshtrohen Vettingu-t

Para
Abuzimet me pronat, Ermal Vija tregon në Fax News si po vijojnë hetimet: 57 Gjyqtarë dhe Prokurorë pritet t’i nënshtrohen Vettingu-t

Abuzimet me pronat, Ermal Vija tregon në Fax News si po vijojnë hetimet: 57 Gjyqtarë dhe Prokurorë pritet t’i nënshtrohen Vettingu-t

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.