Avokati Altin Goxhaj i ftuar në Fax News deklaroi se bashkia e Tiranës nuk ka leje mjedisore për të ndërtimin e një fabrike bitiumi në fshatin Pezë Helmës.
“Frabrika e bitumit në Pezë Helmës nuk ka asnjë leje mjedisore. Nesër do të ngrejmë një padi administrative për pezullimin e menjëhershëm.
Jo vetëm që nuk ka leje, por duhet të marri dhe leje të veçantë. Në Tiranën e Erjon Velisë për të bërë një pikë që pjek qofte, duhet të marrësh leje të veçantë.
Leje mjedisore në Pezë Helmës, nuk rezulton që në këtë zonë të jetë dhënë ndonjëherë leje mjedisore. Që nga neser fillon padia, e zhdukjes së helmit që po u bën Lali Eri, sepse e vetmja pengesë që kishim ishte se nuk na jepnin asnjë letër. Avokati i popullit ka qenë palë me qeverinë dhe nuk na ka dhënë përgjigje siç duhet të na jepte brenda 10 ditësh.
Çdo avokat që do më dëgjojë e di shumë mirë që kjo çështje është mbyllur.”
(M.Q/Faxweb)