23:59 | 15/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

E lindi në moshën 16-vjeçare dhe e rriti e vetme, frika dhe shpresa e mamasë për të bijën

20:39 | 25/03/2018
në Aktualitet, Flash, Jetë dhe stil, Te Fundit, Te Gjitha
0
E lindi në moshën 16-vjeçare dhe e rriti e vetme, frika dhe shpresa e mamasë për të bijën

Në pjesën e dytë të rubrikës “Ka një mesazh për ty” ka ardhur Stelina, një vajzë e re, bukuroshe e cila ka thirrur mamanë e saj Jonidën. Ajo dëshiron t’i japë mamasë së saj një mesazh publikisht, duke i kërkuar njëkohësisht që të kenë një marrëdhënie më të afërt si nënë e bijë dhe të komunikojnë më shumë, gjë që i ka munguar në vitet e fundit.

Stelina: Historia nis në vitin ’97, viti i trazirave. Në atë kohë prindërit e detyruan mamin të linte shkollën, sepse kishin frikë ngaqë vajzat përndiqeshin atëherë. Duke ju përshtatur mentalitetit të asaj kohe, u detyruan ta martonin mamin, ne moshë shumë të re.

Ardit Gjebrea: Sa vjeç je ti sot?

Stelina: 16. Në moshën që jam unë sot, mami më lindi mua dhe më pas vëllain. Më vonë mami dhe babi im u divorcuan. Pas divorcit mami u mbyll në vetvete, na u përkushtua neve dhe nuk kujdesej fare për veten. Na mundësoi të gjitha gjërat materiale që deshëm sepse ajo donte të mos vuanim për asgjë. Më pas mami u detyrua të largohej në Itali duke menduar më shumë për ne sesa për veten e saj.

Stelina tregon se asaj i ka munguar shumë komunikimi me mamanë e saj dhe ka nevojë që ta shembin “murin” që ata kanë mes tyre.

Stelina tregon se mamaja e saj dëshiron që ajo të ketë prioritet shkollën dhe të fokusohet vetëm aty. Frika më e madhe e mamasë së Stelinës, është që vajza e saj të martohet në moshë të re, prandaj stafi i rubrikës “Ka një mesazh për ty”, ka vendosur t’i bëjë Jonidës një shaka të vogël.

Në studio vijnë një zotëri nga Tropoja me emrin Alban si edhe një djalë me emrin Kevi. Atyre iu është thënë të luajnë rolin e dhëndrit dhe vjehrrit për ta bërë Jonidën të besojë se vajza e saj është në një lidhje serioze.

Jonida mbërrin në studio dhe intuita i thotë që është vajza e saj ajo që e ka thirrur. Megjithatë, në ekran shfaqet Albani dhe i thotë: Unë mendova të të ftoj si prind, vajza jote dhe djali im po shoqërohen shumë këto gjashtë muaj. Ne jemi nga veriu, kemi tradita të tjera…

Jonida: Kisha shumë besim te Stelina. Nuk doja që gjërat që më ka ndodhur mua të përsëriteshin tek ajo. Prioritet për atë është shkolla dhe të bëhet dikush në jetë.

Shakaja nuk zgjati shumë. Jonida më pas shprehu që i besonte së bijës paçka se kjo shaka e kishte bërë të dyshonte pak.

Mesazhi i Stelinës për të ëmën në studio: Unë nuk të kam thirrur këtu për këtë pjesë sepse kjo gjë do të ndodhë shumë më vonë. Unë nuk kam ardhur për vete por për ty, për të dyja. Do doja që murin që kemi në mes ta shembnim dhe ta merrje jetën tënde më me pozitivitet. Dua që të nisësh jetën tënde pa menduar shumë për të tjerët.

Stelina madje i thotë mamasë së saj se ajo është e lirë të gjejë dikë dhe të ndërtojë jetën e saj. Një pyetje e tillë vjen edhe nga Ardit Gjebra për Jonidën.

Jonida: Nuk e kam menduar asnjëherë. Unë e kam jetën të mbushur plot. Kam dy yje që ma mbushin jetën. Falëndëroj Zotin çdo ditë që i kam. Dhe në momentet më të vështira janë ata që mua më ngrenë moralin. Ata janë gjithçka për mua.

Mesazhi përmbyllet me premtimin e Jonidës për të qenë më pranë të bijës dhe për të zhvilluar më shumë komunikimin mes tyre./Klan tv

Etiketa: 16 vjeçehistori
Pas

Demarkacioni me Malin e Zi, Pashaj sulmon Baton Haxhiun: E rёndё! Ishte dhёmbi i Luçiferrit kundёr dy gjeohartografёve

Para

I bëri pyetje “provokuese” gruas së tij, sportisti i kthehet me nerva gazetarit: Mbylle ose do ti thyej tyrinjtë

Para
I bëri pyetje “provokuese” gruas së tij, sportisti i kthehet me nerva gazetarit: Mbylle ose do ti thyej tyrinjtë

I bëri pyetje "provokuese" gruas së tij, sportisti i kthehet me nerva gazetarit: Mbylle ose do ti thyej tyrinjtë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Vrasje misterioze në Athinë, profesori amerikan ekzekutohet një ditë pasi mori pjesë në një seancë gjyqësore për kujdestarinë e fëmijëve

BE dështon përballë Rusisë, Kallas: Jam e trishtuar që nuk ramë dakord për sanksionet

Cërrik/ Dhunoi bashkëshorten, arrestohet 55-vjeçarin menjëherë pas sinjalizimit

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton të rrisë mbështetjen për Rusinë

Kosovë/ Qeveria kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme për shfuqizimin e Udhëzimit Administrativ: I pabazuar ligjërisht

Ministri gjerman: BE do të miratojë paketën e 18-të të sanksioneve ndaj Rusisë

Ukraina sulmon me dronë territorin rus, raportohet për të paktën 18 të plagosur

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë dhjetëra gra dhe fëmijë

Dyshime për trajnim të agjentëve moldavë nga rusët në Bosnjë, nisin hetimet

Donald Trump: Ukrainë apo Rusi? Unë nuk jam në anën e askujt

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.