Mesa duket muaji i mjaltit nuk po shkon ashtu siç pritej për mesfushorin turk Arda Turan. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij Aslihan Dogan, Turan është përballur me një gazetar që i është afruar çiftit duke i pyetur rreth dasmës së tyre, e cila u zhvillua javë më parë.
“Zonjushë, ju u martuat në një ceremoni të thjeshtë të mbajtur në shtëpinë e partnerit tuaj. Si ishte dasma në imagjinatën tuaj? Kaq pak gjëra për një princeshë?, mësohet që ishte pyetja e gazetarit, i cili ndërpreu çiftin kur ishin duke darkuar.
Në këtë moment, Dogan la të kuptohej se ajo nuk do të fliste duke i bërë shenjë që të mbyll gojën gazetarit, duke treguar se nuk dëshiron të flas për asgjë.
Sipas gazetarit Sayit Durmaz, ylli i Basaksehir i është drejtuar me fjalët me “A e kupton se çfarë do të thotë të ndalosh. Ky ishte momenti kur Turan nevrikoset dhe i kthehet gazetarit duke iu përgjigjur: “Kujdes. Mos fol më se do të të thyej turinjtë.”
(M.Q/Faxweb)