09:09 | 13/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Sot ndeshja, trajneri i Norvegjisë: E respektojmë Shqipërinë, Panucci nuk e di nëse është aq i rrezikshëm…

07:17 | 26/03/2018
në Flash, Sport, Te Fundit, Te Gjitha
0
Sot ndeshja, trajneri i Norvegjisë: E respektojmë Shqipërinë, Panucci nuk e di nëse është aq i rrezikshëm…

Skuadra përfaqësuese e Norvegjisë zhvilloi paraditen e djeshme një seancë stërvitore në prag të ndeshjes me Kombëtaren shqiptare. Trajneri i skuadrës nordike, Lars Lagerback që nuk ngurroi të vlerësojë skuadrën tonë dhe trajnerin Panucci.

“Nuk e di nëse Panucci është i rrezikshëm si trajner aq sa ka qenë kur ishte futbollist. Kam parë disa ndeshje të vitit të kaluar dhe mund të them se e respektoj Shqipërinë. Kanë bërë një punë shumë të mirë në eliminatore. ishin në një grup të fortë me Spanjën dhe Italinë”, tha Lars Lagerback, trajner i Norvegjisë

Përsa i përket lojës që do të aplikojë Lagerbak theksoi se skuadra e tij do të përpiqet të bëjë lojën e saj.

“Filozofia ime është që prioritet t’i jepet lojës sonë duke pasur bazën si të mbrojmë e si të sulmojmë. Por nëse nuk je i sigurt për mënyrën sesi do të luajë kundërshtari, atëherë futbollistët duhet të jenë të përgatitur që t’i përshtaten lojës së tij”, tha ai.

Në ndeshjet direkte Shqipëria dhe Norvegjia kanë nga një fitore secila, ndërkohë që 2 sfida kanë përfunduar në barazim, por për Lagerback ajo që ka më shumë rëndësi është loja e skuadrës së tij.

“Është një ndeshje përgatitore që ka rëndësi për trajnerin e Shqipërisë, por edhe për ne, pasi në qershor kemi edhe 2 sfida të tjera. Sigurisht historia duhet respektuar, por nuk është ky shqetësimi im kryesor. Nesër dua të shoh një paraqitje të mirë nga futbollistët e mi dhe shpresoj që të fitojmë”, tha trajneri i Norvegjisë.

 

Pas

HOROSKOPI. 26 MARS 2018

Para

Propozimi për martesë për pak sa i mori jetën Miriam Canit

Para
Propozimi për martesë për pak sa i mori jetën Miriam Canit

Propozimi për martesë për pak sa i mori jetën Miriam Canit

Discussion about this post

 



Të Fundit

Mbyllet numërimi në Shkodër, ja si është ndarë vota dhe mandatet

Mbyllet numërimi i votave për kandidatë në Himarë, kush është më i votuari

Mbyllet procesi i votimit në Lushnjë, fiton PS. Ja sa vota mori secili subjekt politik

Partia Demokratike humb një mandat në Tiranë, kush e merr?

Kruja “blu”, e vetmja bashki e qarkut Durrës ku nuk fituan socialistët

Kryeministri Rama uron Shqipërinë në Eurovision: Beatriçe dhe Kola, krenaria jonë sonte

Forcat e reja që mund të hyjnë në Parlament, premtimet gjatë fushatës elektorale

Zgjedhjet/ Mbyllet numërimi në Kavajë, fiton Partia Demokratike

PS kryeson bindshëm votat e diasporës, si paraqiten rezultatet për partitë e tjera

Qarku i Tiranës/ Po numërohen kutitë e fundit, PS “frenohet” te deputeti i 19-të, PD në “luftë” me Shehajn për mandatin e 14-të

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.