09:20 | 18/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Deputetja kosovare pyet Ramën: Pse nuk fole kur kërkove president të përbashkët?

10:21 | 26/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Deputetja kosovare pyet Ramën: Pse nuk fole kur kërkove president të përbashkët?

Ish-ministrja e Tregtisë në qeverinë kosovare, Mimoza Kusari Lila, ka reaguar pas nismës së fundit të qeverisë shqiptare për pagesën në kalimin në rrugën e Kombit.

Kusari, shkruan se qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës zhvillojnë mbledhje të përbashkëta.

“Çfarë kanë diskutuar në këto mbledhje”, pyet ajo.

Postimi i plotë:

“10€ për 10 vjet shtet – “Talli” i rrugës së Kombit
10€ pagesë për vajtje ardhje në rrugën e kombit zhveshën dy qeveritë nga pretendimet se po punojmë në mbledhje të përbashkëta të Qeverive për të përafruar dallimet në mes dy shteteve.
10€ për një makinë deri në 3.5 t absurd shqiptar andej kufirit. Ende më keq, tanimë kur Ministri i Infrastrukturës së Kosovës deklarohet se, nuk e kanë ditur për këtë shumë dhe për këtë punë?!?!
Por, çka kanë biseduar ministrat e infrastrukturës sa ishin bashkë në mbledhje të dy qeverive?!
Tre zv/Ministrat kosovarë në qeverinë e Shqipërisë, përfshirë, zv/ministrin e turizmit, u konsultuan sado pak për këtë pikë, apo nuk janë për t’u konsultuar aty?!
Kosovarët janë jashtë çdo kategorie vizitorët më të shumtë të shtetit amë, ndaj me këtë taksë rrugore, a po pretendohet të ulet numri i tyre apo si është puna?!
Sa për ilustrim, në qershor të Vitit 2017 nga 437 mijë e 820 turistë që vizituan Shqipërinë, 31% erdhen nga Kosova, që do të thotë 135,724 turistë erdhen nga Kosova për një muaj vere. Të gjithë këta do të shpenzojnë së paku 30-fishin e taksës prej 10 €, andaj çfarë po synon shteti shqiptar të arrijë me këtë taksë tani?! Apo, preferon më tepër turistët që do të vijnë me avion dhe anije dhe do të shpenzojnë dy-tre fish më tepër se kosovarët.
Neve shqiptarëve, kur nuk na pengojnë Serbët në integrim, sikur me autostradën energjetike (linjën 400 kV), ne pengojmë njëri tjetrin me talle të autostradës rrugore.
Çfarë kalkulimi u përdor për të nxjerrë këtë shifër? A e dijnë autoritetet e Shqipërisë që pagesat vjetore për shfrytëzim të autostradave evropiane nuk kalojnë 200 € (shih vegëzen e bashkangjitur)? Cili është motivi dhe cilat janë pritjet nga kjo tarifë?!
Shumë më mirë do të ishte të kishte folur Kryeministri i Shqipërisë për këtë pagesë në 10 vjetorin e pavarësisë së Kosovës, sesa që lundroi në imagjinatën e vet dhe foli për President të përbashkët në mes të dy shteteve.
Ndoshta Shqipëria e liruar se po ecim drejt liberalizimit të vizave, dëshiron të na ndihmojë të gjejmë rrugët për në Evropë, ndërsa Evropianët t’i lëmë të vijnë në Shqipëri. Arsyetim tjetër nuk më vie në mend për këtë tarifë për autostradën e papërfunduar.
Lëre më, që ana Kosovare ende nuk e i ka vendosur tarifat e veta.
Nëse mund të ketë absurd të kësaj pranvere, atëherë ky është absurdi më i madh.”

(F.G/Faxweb.al)

Pas

Moti i keq rikthen problematikën në aksin Elbasan-Gjinar, dëmtimi i trasesë rrezikon jetën e drejtuesve të mjeteve dhe pasagjerëve

Para

Kujdes! Disa zona të Tiranës do të mbeten sot pa drita

Para
Punimet në kabina, ja zonat pa energji në Tiranë nesër

Kujdes! Disa zona të Tiranës do të mbeten sot pa drita

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tiranë/Vetëplagoset me armë pa leje, arrestohet 28-vjeçari dhe dy bashkëpunëtorë, një tjetër në kërkim

Mbahet sot ceremonia e përurimit të Papa Leones XIV (AXHENDA)

Austria fiton Eurovisionin, Shqipëria merr 173 pikë nga publiku!

Tiranë/ Plagoset me armë 28-vjeçari te ‘Komuna e Parisit’, autori arratiset pas krimit, Policia vihet në kërkim të tij! U qëllua në këmbë, të panjohura shkaqet (EMRI)

Hasani mikpret Zëvendëskryeministren për Integrimin Evropian të Moldavisë: Bashkëpunim për integrimin

Gara e fortë në Lezhë! Kontestohet një votë, PS pretendon se është e pavlefshme, por…

“Shqipëria e ka vendin në BE”, Macron falënderon Ramën për mikpritjen: Franca ju mbështet në këtë rrugëtim!

Sot, finalja e Eurovizion, “Zjerm” pritet të ndezë skenën, Suedia favorite për të fituar

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi për disa nga qytetet

Lufta në Ukrainë/ Trump do të zhvillojë bisedë telefonike me Putin dhe Zelensky

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.