Pjesëtarë të Policisë së Kosovës në numër të shtuar kanë zbarkuar sot në mëngjes në kufirin e Jarinjes në veri të vendit. Nga policia e Kosovës deklarojnë se gjenden në veri për të ndaluar hyrjen e mundshme në territorin e Kosovës të drejtorit të Zyrës për Kosovën pranë Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriç.
Ndërkohë që mediat serbe kanë shkruar se Forcat Speciale te Kosovës kanë shkuar në very për të arrestuar Marko Gjuriçin, drejtorin e e zyrës për Kosovën.
Autoritetet e Kosovës ia refuzuan kërkesën për të hyrë në territorin e shtetit
Sekretarin e Përgjithshëm të Presidentit Serb, Nikola Selakoviç, dhe shefit të zyrës për Kosovës, Marko Gjuriç.
(B.H/Faxweb)