Në konferencën e përbashkët pas mbledhjes mes grupeve parlamentare të PD-së dhe LSI-së, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi kanë hedhur akuza të fota ndaj kryeministrit Rama, ndërsa janë shprehur se tashmë nuk ka kthim pas por se shqiptarët duhet ti tregojnë vendin Edi Ramës pasi ai nuk mund të nëpërkëmbë dinjitetin e tyre.
Basha tha në fjalën e tij se ka presion të fortë për sabotim të hetimit për Tahirin por edhe që të mos nisin hetimet për Vangjush Dakon, Qazim Sejdinin por edhe Damian Gjiknurin.
“Edi Rama ia ka dalë t’i shpëtojë rekordeve të korripsionit, të devijojë reformën në drejtsi, të shkatërrojë ekonominë, dhe të shkatërrojë investimin e BE dhe aletaëve tanë në Shqipëri.Sot ka një njeri që është pengesë për hapjen e negocioatave, kërcënon me skenar rus turq e tjerë, po nuk jep llogari për drogën, nuk jep lloagri për ministrin e tij që ishte ndërlidhësi kryesor për shitblerjen e votës, sot e kësaj nuk del para drejtësisë.
Duke mbrojtur Saimir Tahirin, mbron qeverinë e tij. Krimi dhe droga vazhdojnë të përbëjnë kërcënimin nr 1. Në vend që të luftojë krimin, Rama përpiqet t’i shpëtojë ata. Vazhdon të ushtrohet presion për të sabotuar hetimin ndaj Tahirit, po ashtu për të mos nisur hetimin ndaj Dakos, Sejdininit, Gjiknurit. Vazhdon të sabotohen hetime për njerëz të fuqishëm pranë pushtetit. Problemi nr 1 është autokracia. Ai kontrollon të gjithë pushtetet. Asnjë vend nuk futet në Europë me nje qeveri të tillë.
Edi Rama gënjeu në Bruksel për Vettingun, nga informacionet e opozitës janë vetëm 6 gjyqtarë apo prokurorë kanë dhënë dorëheqjen. Zbatimi i Reformës në Drejtësi ëhtë meraku i madh i opozitës, të zbatohet ashtu siç e kemi votuar së bashku. Rezulton se vetëm 6 të tillë kanë dhënë dorëheqjen, të tjerët kanë dalë në pension. Zbatimi i Reformës në Drejtësi është shqetësimi ynë.
Të bashkohemi në këtë përpjekje të madhe që 3 milionë shqiptarë të mos mbeten në dorën e 10 politikanëve, kriminelëve dhe oligarkëve të këtij vendi. Të mbyllim këtë kapitull të errët të sundimit të Edi Ramës dhe t’u kthejmë shqiptarëve autoritetin dhe institucioneve të tyre. Sot prioriteti nr 1 është t’u kthejmë njerëzve shpresën. Kjo është një betejë ekzistenciale”, tha Basha.
Nga ana tjetër kryetarja e LSI-së tha se bashkëpunimi i kampit opozitar do të jetë në të gjitha strukturat pasi për të zhbëjë mekanizmat kriminalë që Edi Rama ka ngritur kudo sipas saj.
Kryemadhi paralajmëroi se protesta e 27 janarit ishte vetëm fillimi i asaj që pritet të ndodhë pasi tashmë nuk ka kthim pas
“Bashkëpunimi ynë do të jetë pa ekuivoke kur është çështja tek qeveria e krimit. Bashkëpunimi duhet të shtrihet edhe në nivel lokal për të zhbërë strukturat e krimit të Edi Ramës, bashkëpunimi ynë do të shtrihet kudo në çdo infrastrukturë apo zyë të shtetit dhe kjo nuk duhet të ndalet. Ne mendojmë që nuk ka kthim pas në rrugën tonë. Dua të them që ata që menduan që mitingu i 27 janarit ishte kulmi janë gabim sepse aty ka nisur beteja jonë dhe do të vazhdojë. Forcat jonë janë shqiptarët që nga kjo ditë e sotme kjo opoztë e bashkuar do të ketë mbledhje periodike”, tha Kryemadhi. (B.H/Faxweb)