09:46 | 28/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Binaj: Qeveria s’merr parasysh faktorët psiko-socialë, 10 euro tarifë në Rrugën e Kombit është shumë!

17:38 | 26/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Binaj: Qeveria s’merr parasysh faktorët psiko-socialë, 10 euro tarifë në Rrugën e Kombit është shumë!

Ekonomisti Agim Binaj, i ftuar në studion e Fax News, ka thënë se tarifa prej 10 eurosh që qeveria ka vënë në Rrugën e Kombit është e tepërt dhe e pastudiuar. Ai tha se ndoshta mund të vendosej një tarifë tek tuneli i Kalimashit për ta mirëmbajtur.

“Në pjesën e tunelit mund të ketë një taksë por kjo e arsyeshme” – tha Binaj.

“Pjesa e taksës së karburantit përfshirë në tarifën 10 euro ka të bëjë me ambientin. Në Shqipëri dominojnë makinat me naftë  dhe ende jo ato me benzinë. Kjo është edhe një nga arsyet për të vendosur këtë taksë. Qëllimi i kësaj takse është që të përdorin sa më pak makina që të rëndohet sa më pak ambienti nga makinat. Kuptohet që çdo taksë që vihet ka një qëllim të caktuar” – vijoi ai.

Binaj tha se këto janë taksa që vendosen kur qeveria është në vështirësi.

“Duhet marrë parasysh faktori social dhe faktori psikologjik. Rruga e kombit ka edhe përmasa patriotike sepse lidh një popull që qëndron me kufi të ndarë. Por duhet parë edhe faktori social dhe faktori psikologjik. Po të jetë 1 deri në 1.5 euro nuk ndikon. Në një vendimarrje të tillë, parlamenti do të gjykojë. Edhe aty ka njerëz që do flasin. Kjo ndikon edhe në faktorin social. Kjo do ulë konsumin. Flasim për në verë që do ketë fluks të madhe dhe shtohet GDP e të ardhurat si dhe paratë që lënë njerëzit.”

“Nobelisti i ekonomisë, Riçard Thaler, tha që çdo qeveri para se të marrë një vendim ekonomik, duhet të shikojë kushtet, faktorin psiko-social, jo të marrë një vendim të tillë pa asnjë studim.

Pra kam bindje se do ketë edhe reagime edhe ndryshime. Pra nuk ma merr mendja që parlamenti do të reflektojë.

Ajo rrugë që kërkon edhe 200 apo 300 milionë euro që të përfundojë apo edhe fakti që nuk ka një rrugë dytësore do të thotë që nuk i plotëson kushtet për tarifa të tilla. Pra s’ka standarde.

Kompanitë e transportit do të shtrenjtojnë tarifat sepse kur transporti të niset ai Prishtina do paguajë 10 euro më tepër, çdo ditë nga 10 euro i thonë 300 euro. Ai është biznes, ka dhe implikime dhe do të paguajë taksa të tjera.” – tha ekonomisti Agim Binaj në Fax News.

(E.L/Faxweb)

Pas

9 vite në gjyq se tentoi të vidhte një patëllxhan, ja si e shpalli gjykata

Para

Eneda dhe Fatma flasin hapur: Ja kur e humbëm virgjërinë

Para
Eneda dhe Fatma flasin hapur: Ja kur e humbëm virgjërinë

Eneda dhe Fatma flasin hapur: Ja kur e humbëm virgjërinë

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Paketa e Maleve”, Denaj: 2500 qytetarë kanë shprehur interes për të investuar në tokat e tyre

Rama: Rruga e re Bulqizë-Librazhd, nxit ekonominë rurale dhe i jep jetë sipërmarrjeve të reja bujqësore e turistike

Trump dhe Von der Leyen arritën dje marrëveshjen për tarifat, DW: U shmang rreziku i një lufte tregtare SHBA-BE

E kthyer në një kamp urie/ Dhjetra fëmijë të vdekur nga mungesa e ushqimit, Gaza ka nevojë për 250,000 kanaçe formulë për foshnje në muaj

Zjarret në Parkun Kombëtar të Prespës, Prefekti Nertil Jole: Të angazhuar për të vënë flakët nën kontroll! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

Zjarri i Skërficës rrezikon territorin e Gjirokastrës, ndërhyrje intensive që në orët e para të mëngjesit

Tabelat / Zbardhen detyrimet e reja të taksës së ndërtesës për 119 zonat kadastrale në rrethe

EMRI/ Humbi jetën nga asfiksia, 52-vjeçarja jetonte e vetme në kushte të vështira ekonomike!

“Akt terrorist”/ Sulmi me bomba dore ndaj zyrave të KQZ-së, Gjykata e Prishtinës shpall aktgjykimin për 4 të pandehurit

Alarm në Zvicër: Numri i cigareve kontrabandë në rritje, shumica vijnë nga Kosova

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.