19:14 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ajola ndryshon zanat, merrni vesh me se po merret zonja e parë e qytetit

12:03 | 27/03/2018
në Flash, ShowBiz, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ajola ndryshon zanat, merrni vesh me se po merret zonja e parë e qytetit

Prej kohësh Ajola Xoxa ka humbur nga radari mediatik. Nëse deri para disa kohësh ishim mësuar duke e parë përkrah të shoqit në daljet e tij publike dhe emisionet televizive tashmë duket sikur Ajola me qëllim është larguar nga vëmendja mediatike.

Bashkëshorten e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e njohëm si juriste, por tashmë e kemi vënë në pikëpyetje profesionin e saj.

Çfarë pune po bën Ajola?

Në nëntor të vitit që lamë pas dy këngëtarë të famshëm shqiptarë publikuan projektet e tyre muzikore dhe si për rastësi të dy këto projekte mbanin prekjen e Ajola Xoxës.

Fillimisht ishte Miriam Cani e cila i besoi Ajolës konceptimin e klipit të këngës “Meteor”. Kjo ishte eksperienca e cila theu akullin për t’u pasuar nga një tjetër klip kënge i ideuar nga Ajola.
Vetëm 3 ditë pas klipit të Miriamit këngëtari Andos publikoi klipin e këngës “How does it feel” ideatorja e të cilit ishte përsëri Ajola.

Pas këtyre dy eksperiencave qarkulluan fjalë se Ajola Xoxa do të ishte ideatorja e klipit zyrtar të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion. Bëhet fjalë për produktin muzikor “Mall” nga këngëtari Eugent Bushpepa.

Fjalët rezultuan të vërteta pasi ishte pikërisht Ajola e cila i kishte vënë vulën e saj edhe këtij klipi i cili deri tani duket se është pritur mjaft mirë nga publiku dhe këtë na e tregojnë komentet pozitive në Youtube.

Por përtej shijes së mirë dhe punës në këto klipe ne na lind një pyetje:

Mos vallë Ajola tashmë ka ndërruar profesion?

Referuar profilit të saj në Linkedin na rezulton se aktualisht bashkëshortja e kryebashkiakut Veliaj vazhdon të ushtrojë profesionin e juristes në një kompani të quajtur The Partners Law Firm.

Ama pas këtyre tre eksperiencave të njëpasnjëshme muzikore mendja na shkoi se Ajola e ka lënë profesionin e juristes për t’ju futur me kohë të plotë ideimit të klipeve. Kjo përshtypje që ne patëm nuk është rastësore pasi Ajola dikur ka qenë pjesmarrëse në spektaklin “Kërkohet një yll” dhe lidhja e saj me artin ka filluar shumë më herët nga sa mund ta mendoni./Anabel.al

Pas

Paguani 5+5 euro, e mos bani zà! Të dashtun vllazën…

Para

Kërcënohet publikisht ish-banorja e Big Brother: Mortja që s’të ha (FOTO)

Para
Kërcënohet publikisht ish-banorja e Big Brother: Mortja që s’të ha (FOTO)

Kërcënohet publikisht ish-banorja e Big Brother: Mortja që s’të ha (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kaosi në aeroportet Në Britani, nis fluturimi i disa prej linjave

Aksioni për lirimin e akseve rrugore nga subjektet që rrezikojnë sigurinë rrugore, Zëvendëskryeministrja,Belinda Balluku inspektim në aksin rrugor Kamëz-Laç

Zyrtari izraelit: Vendi ynë mund të aneksojë pjesë të Gazës

Aksident tragjik në Slloveni, të paktën 5 viktima

Kaos në aeroportet e Britanisë së Madhe, pezullohen përkohësisht fluturimet për shkak të një defekti në kontrollin e trafikut ajror

Kriza humanitare në Gaza, OBSH bën thirrje: Dërgimi i vazhdueshëm i furnizimeve mjekësore është jetik

Kodi i ri Penal/ 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Aksident tragjik në Slloveni, humbin jetën pesë persona pas përplasjes së një furgoni me kamion

Mijëra biznese rrezikojnë gjobë, QKB: Dorëzoni bilancet brenda datës 31 korrik

Rënia e importeve ndihmon rritjen ekonomike të SHBA-së, Trump sulmon kreun e Rezervave Federale: S’ka inflacion!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.