Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thirrur sot Këshillin e Sigurisë pas incidenteve që u shkaktuan dje në Mitrovicë, ku u arrestua zyrtari serb Marko Gjuriç.
Siç raportojnë mediat kosovare, në bazë të kompetencave Kushtetuese dhe ligjore Haradinaj ka njoftuar se mbledhja do të mbahet në orën 13:00.
Sipas njoftimit, Këshilli i Sigurisë së Kosovës, do të diskutojë për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në vend.
Gjithashtu është bërë e ditur se pas mbledhjes do të ketë konferencë për media. Këshilli i Sigurisë Kombëtare përbëhet nga kryeministri, presidenti, drejtori i Policisë, komandanti i FSK-së dhe ministri i Punëve të Brendshme. (B.H/Faxweb)