Lista Srpska ka vendosur të largohet nga koalicioni qeverisës që përbëhet nga Partia Demokratike e Kosovës, AAK, NISMA për Kosovën, Aleanca Kosova e Re dhe 6 plus. Largimin nga Qeveria, Lista Srpska e ka shpallur në Beograd. Këtë e ka bërë kreu i Komunës së Veriut Milan Rakiq i cili ka thënë se serbët nuk mund ta durojnë atë që ndodhi dje.
Përveç kësaj ai paralajmëoi se serbët do ta shpallnin njëanshëm, asosacionin në veri.
Porn ë një konferencë për mediat Haradinaj u shpeh se kjo nuk nuk do ta rrëzoja atë dhe se puna e tij do të vazhdojë.
Ndërsa u pyet për asosacionin, Haradinaj u shpreh se është mirë që Serbia duhet ti rikthehet dialogut. Haradinaj tha se Kosova është shtet dhe nuk ka shumë çfarë të japi, ndërsa çdo veprim të njëanshëm të serbëve për asosacionin e konsideroi të gabuar.
“Është mirë me iu rikthy dialogut, Kosova ka ndryshu, nuk është siç ka qenë, mirë është mos me provu me na sos durimin deri në fund, Kosova ose është, ose nuk është shtet. Ne nuk kemi shumë çfarë të japim”, Ka thënë ndër të tjera Haradinaj. (B.H/Faxweb)