16:52 | 06/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Çudi në Shqipëri, një 10-vjeçar bëhet kryefamiljar dhe pronar tokash

16:28 | 27/03/2018
në Aktualitet, Ekonomi, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Çudi në Shqipëri, një 10-vjeçar bëhet kryefamiljar dhe pronar tokash

Elion Semanaj, kreu i Zyrës Qendrore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme  me anë të një njoftimi për mediat  bën me dije se janë ushtruar një sërë kontrollesh në disa zyra vendore ku janë evidentuar disa raste, ndër të cilët përfshihet edhe përfitimi i një toke bujqësore nga një 10-vjeçar.

Kështu ky minoren ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babait të tij, por ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamiljar kur në fakt ishte vetëm 10 vjec, në kundërshtim të hapur me ligjin.

Sipas Semanajt, raste abuzive janë evidentuar si në regjistrimet e vendimeve të gjykatave edhe në regjistrimin e akteve administrative të lëshuara nga Institucionet që krijojnë tituj pronësie, duke shpërdoruar autoritetin dhe kompetencat e ngarkuara me ligj, ndërsa jep edhe rastet konkrete.

“Njësia Vendore ka plotësuar dhe konfirmuar AMTP për një person i cili ka qenë minoren në momentin e përfitimit të tokës bujqësore në bazë të ligjit 7501. I gjithë dokumentacioni është përcjellë si i rregullt nga Njësia Vendore drejt Zyrës Vendore të Regjistrimit, gjë që bie në kundërshtim me të gjitha aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi. Kështu ky minoren ka përfituar tokë bujqësore në familjen e babait të tij, por ka përfituar edhe AMTP të vetën personale si kryefamiljar kur në fakt ishte vetëm 10 vjec, në kundërshtim të hapur me ligjin”, shprehet Semanaj.

Abuzimet me aktet e marrjes së tokës, sipas Semanajt, shihen tek rastet e korrigjimit kadastral të pasurisë: nga zona me ranishte e kënetë kthehen në tokë bujqësore, veprim ky që është në kundërshtim me ligjin.

Të gjitha këto veprime, sipas tij, janë bërë nga Njësia Vendore në bashkëpunim me Zyrën e Regjistrimit. Ai është shprehur se gjetjet e rasteve në fjalë do t’i referohen Task Forcës së ngritur nga kryeministria, dhe më pas do t’i përcillen organeve ligj-zbatuese.

(M.Q/Faxweb)

 

Etiketa: elion semanaj
Pas

Sot është një nga artistet më të njohura, e njihni dot vogëlushen në foto?

Para

Fushë-Arrëz, vdes 15-vjeçarja nga fruthi, të prekur dhe 2 fëmijët e tjerë të familjes

Para
E rëndë në Burrel, dërgohet i pajetë 53-vjeçari në spital, kishte plagë në kokë (EMRI)

Fushë-Arrëz, vdes 15-vjeçarja nga fruthi, të prekur dhe 2 fëmijët e tjerë të familjes

Discussion about this post

 



Të Fundit

“S’mund të dalësh ashtu në fushë, është gabim”, Neuer nuk “kursen” Donnarumman, e sulmon pas dëmtimit të Musialës

Berat/ Zjarr në fshatin Mbrakull, zjarri shkrumbon një sipërfaqe të madhe me pisha

David Lammy thyen akullin, bëhet ministri i parë britanik që viziton Sirinë që nga kryengritja e vitit 2011

Ronaldo sqaron arsyen e mungesës në ceremoninë e lamtumirës të Diogo Jota-s

Lirimi i hapësirave publike në kryeqytet, Ministri Hoxha dhe strukturat e IMT, IKMT, Policisë Bashkiake dhe Policisë së Shtetit në terren

Flakët përfshijnë Evropën, Gjermania, Greqia dhe Turqia në luftë me flakët

Kina i përgjigjet ndalesës së BE-së me kufizime ndaj importit të pajisjeve mjekësore evropiane

Aksidenti/ Talenti polak në luftë me jetën, vdes motra e tij

Shkarkohet nga detyra drejtori i burgut të Drenovës të Korçës, Fatjon Fasho

Finiq/ Dhunohet varri në varrezat e fshatit Vrion, dyshohet se është dëmtuar qëllimisht

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.