00:01 | 26/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Dëbimi i diplomatëve rus, Lubonja: Bëhemi më katolikë se Papa

17:54 | 27/03/2018
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Dëbimi i diplomatëve rus, Lubonja: Bëhemi më katolikë se Papa

Analisti Fatos Lubonja ka dhënë mendimin e tij ditën e sotme në lidhje me vendimin e qeverisë Rama për dëbimin e diplomatëve rusë nga Shqipëria duke iu bashkuar “luftës” që Europa i ka hapur Rusisë pas helmimit të ish-spiunit Sergei Skripal në Britani.

I pyetur në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në Neës24, Lubonja tha se Shqipëria këtë “përzënie” e bëri për të mbështetur Britaninë e Madhe në kuadrin e vendeve perëndimore.

“Debati që mund të bëhet është sa kjo “përzënie” ndikon, në tërësinë e vet mund të themi se përzënia është vlerësim e mbështetje për Britaninë e Madhe në kuadrin e vendeve perëndimore, ku vendin kampion për përzënie e zë SHBA-ja. Ajo që vë re unë është që neve na shkon ajo thënia: Bëhemi më katolikë se Papa. Jo të gjithë vendet e Europës kanë dëbuar diplomatë. Lidhet dhe me atë se kush është në pushtet, një e majtë apo një e djathtë. Kurse ne, të majtë të djathtë, lart poshtë, këta tanët i mbyllin sytë dhe shkojnë si kalë karroce me Europën.

Është një çështje që shqetëson botën, por na shqetëson dhe ne. S’duhet të mbyllim sytë. Greqia e Turqia nuk kanë dëbuar. Ata që kanë dëbuar janë vendet që janë më të kërcënuara nga Rusia që nga Bashkimi Sovjetik. Kjo është çështje që duhet parë me gjakftohtësi jo me këtë zellin tonë të tepruar, se na tregon të paaftë në politikë. Ky zelli pro-amerikan anti-rus i Ramës, është përpjekje për të larë mëkatet e brendshme. Se lidhet dhe me atë që akuzon dhe opozitën për financimet ruse.

Nuk mendoj se ka shumë ndikim rus në Shqipëri, mund të flasim për ndikim rus në Ballkan por jo në Shqipëri. Nuk është se u kthyem te Lufta e Ftohtë apo historia e vjetër,” tha Lubonja.

 

Heshtja e Trump për dëbimin e diplomatëve rusë

Lubonja: Sepse është diçka kontradiktore, se përshëndeti Putin kur fitoi zgjedhjet dhe tani të dalë të flasë për dëbimin e rusëve. SHBA e ka përcaktuar Rusinë si rrezik.

Etiketa: Fatos Lubonja
Pas

Thaçi: Largimi nga qeveria i Listës Serbe, provokim i Beogradit. Dialogu është rruga e vetme

Para

Europol shkatërron grupin kriminal ndërkombëtar. Në pranga edhe shqiptarë

Para
Europol shkatërron grupin kriminal ndërkombëtar. Në pranga edhe shqiptarë

Europol shkatërron grupin kriminal ndërkombëtar. Në pranga edhe shqiptarë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Aksidenti me 3 shqiptarë të vdekur në Gjermani, si u kthye udhëtimi për festën familjare në tragjedi

Lufta Ukrainë-Rusi, ministri i Jashtëm italian: Nuk do mbarojë para fundit të vitit, Putin duhet të…

Administrata Trump vendos kufizime të reja për gazetarët në Pentagon

Sabotim i dytë i dyshuar në Francë, pse u ndërpre energjia në Rivierën Franceze

Tragjedi në Londër! Nëna dhe tre fëmijët humbin jetën nga zjarri, adoleshentja në gjendje kritike

Kaja Kallas bën thirrje për të rritur presionin ndaj Rusisë pas sulmit tragjik në Ukrainë

“Sulmi u intensifikua kur u ngrit helikopteri i presidentit”, komandanti i mbrojtjes ajrore: Putin ishte në epiqendrën e sulmit

Flakët rrezikojnë banesat në Lazarat, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e zjarrit

“Mos prisni asnjë mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Video/Arrestohet në tentativë për arratisje drejt Greqisë, autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë në Shtyllas

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.