Ish kryeministri Sali Berisha i ftuar në Fax News përballë gazetarit Bledian Koka u shpreh se taksa e në rrugën e Kombit është një akt i turpshëm i Edi Ramës.
“Është akt i turpshëm i Edi Ramës por jo i vetëm. …herë paraqitet si patriot dhe herë si kozmopolit por në thelb ai nuk ka asgjë të përbashkët me patriotin e patriotizmin.
Në e kishim 7 lekë taksën e qarkullimit ai e çoi 27 lekë taksë qarkullimit. Vetëm me taksën e qarkullimit Edi Rama inkason në arkën e shtetit 300 milionë. Gjeti muratorin dhe i dha sterilizimin.
Ne e bëmë studimin dhe unë u tërhoqa nga ajo sepse pati presion nga BB. Qëllimi i studimit ishte të shihnim se cila ishte fatura që duhet të paguante qeveria por taksë për qytetarët që do kalonin aty nuk do të vendosej kurrë.
Më shkruante një qytetar kosovar nga zvicra: Doktor, kjo që ka bërë Edi Rama për qytetarin e Kosovës do të thotë 4.1 pëqind të rrogës. Në Zvicër paguajnë shumë më tepër taksë rruge porn ë krahasim me rrogën, është përqindje shumë më e vogël.
Edi Rama i ka vënë çmim rrugës 8 herë më të lartë se dhe republika helvetike që ka qytetarët më zengjinë të botës. Kjo taksë nuk mund të vendosej pa u konsultuar me autoritetet e Kosovës.”
(M.Q/Faxweb)