Ish-kryeministri Sali Berisha u shpreh në Fax News se zyrtari serb Marko Gjuriç mori përgjigjen e merituar.
Berisha u shpreh se presidentit serb Aleksandar Vuçiç ka fuqizuar rrymat nacionaliste në vendin e tij.
“Lista Serbe është një zgjatim i Vuçiçit në Kosovë” – tha ish-kryeministri.
Sa i përket rolit të qeverisë, Berisha tha se qeveria e kryeministrit RmaShqipëria ka zero rol në përfaqësimin e Kosovës. Jam kundër qëndrimeve paternaliste dhe ndihmojnë Beogradin sepse pjesëtojnë faktorin shqiptar.
“Beogradi duhet ta dijë mirë se çështjet do ti zgjidhë me atuoritetet e Kosovës dhe se nuk mund të marrë si dëshmitar njeriun që I dha medalje në gjoks Bregoviçit, pra Ramën.
Gjithë përgjegjësia duhet kërkuar tek presidenca Serbe sepse Gjuriç nuk do të ishte futur në Kosovë pa leje, pa marrë urdhër nga Vuçiç.”- tha Berisha.
(E.L/Faxweb)