19:54 | 18/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

“Kjo ishte prerje në besë”, Zuckerberg kërkon publikisht falje, por nuk mjafton: Ju premtoj…

08:32 | 28/03/2018
në Aktualitet, Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Kjo ishte prerje në besë”, Zuckerberg kërkon publikisht falje, por nuk mjafton: Ju premtoj…

Përmes reklamave në gazeta Mark Zuckerberg kërkoi publikisht falje  për skandalin mbi përdorimin e paautorizuar të të dhënave të miliona përdoruesve të Facebook.

“Ju ndoshta keni dëgjuar se aplikacioni i një kuici të një shkencëtari u ka dhënë në mënyrë të paligjshme të dhënat e Facebookut të miliona njerëzve në vitin 2014”, thuhet në njoftimin e nënshkruar nga Zuckerberg që zë një faqe të plotë në gazetat Süddeutsche Zeitung dhe “Frankfurter Allgemeine Zeitung”.

“Kjo ishte prerje në besë dhe unë kërkoj falje që ne nuk kemi ndërmarrë asgjë në lidhje me këtë gjë më përpara.” Facebooku po merr hapat e nevojshëm që kjo të mos ndodhë përsëri. Zuckerbergu kishte kërkuar falje të dielën edhe në disa gazeta britanike për skandalin me të dhënat.

“Sorry” nuk mjafton

Politikanët britanikë u shprehën se për ta falja me shkrim nuk është e mjaftueshme. Ata duan ta marrin në pyetje personalisht Zuckerbergun, dhe u shprehën se kjo mund të bëhet edhe përmes një video-konference. Drejtori ekzekutiv i Facebookut tha se para tij pyetjeve të një komisioni parlamentar duhet t’i nënshtrohen ose drejtori i teknologjisë Mike Schroepfer ose drejtuesi i produktit Chris Cox.

Ministrja gjermane e Drejtësisë, Katarina Elb (SPD) u takua më 26 mars me përfaqësuesit evropianë të Facebook në Berlin.

Katarina Barley pas takimit me delegacionin e Facebookut

Rreth një javë më parë ishte bërë e ditur se kompania britanike e analizës së të dhënave Cambridge Analytica ka arritur të ketë qasje të paautorizuar në të dhënat e miliona profileve në Facebook. Me ndihmën e këtyre të dhënave mendohet se gjatë fushatës zgjedhore presidenciale amerikane votuesit janë ndikuar qëllimisht me reklama zgjedhore të paautorizuara  në favor të Donald Trumpit.

Komisioni i BE i ka vendosur koncernit Facebook një afat kohor prej dy javësh për t’iu përgjigjur pyetjeve rreth skandalit të të dhënave. Komisionerja e Drejtësisë Vera Jourova i shkroi një letër gjigantit të internetit ku kërkon të qartësojë rolin e sipërmarrjes Cambridge Analytica dhe t’i përgjigjet pyetjes nëse janë prekur edhe të dhënat personale të përdoruesve të Facebook-ut në Evropë./DW

 

 

Etiketa: facebookZuckerberg
Pas

Voltana Ademi përballë Mustafa Nanos: Shpresoj që përmbytjet të mos jenë të qëllimshme

Para

“Ranishtja 4”/ Vijojnë arrestimet në Lezhë, kapet një tjetër i kërkuar (EMRI)

Para
“Ranishtja 4”/ Vijojnë arrestimet në Lezhë, kapet një tjetër i kërkuar (EMRI)

“Ranishtja 4”/ Vijojnë arrestimet në Lezhë, kapet një tjetër i kërkuar (EMRI)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Tragjike në Elbasan/ Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

“Lojtari më i mirë në Serie A? Mendoj se është De Bruyne”

Raporti i Bankës Botërore: Djegia e gazit shkaktoi 389 milionë ton ndotje shtesë gjatë vitit 2024

Putin dhe Erdogan zhvillojnë një bisedë telefonike: Konfliktet e reja në Siri kërcënojnë të gjithë rajonin

“Lufta” për mandatin e deputetit, Lapaj i shtrin dorën Shabanit: Gati të vazhdojmë punën për zgjedhjet vendore

Kremlini reagon pas masave të reja të Perëndimit: Rusia ka zhvilluar imunitet ndaj sanksioneve të BE-së

Shpërthim në qendrën e trajnimit të Policisë në Los Angeles, raportohet për tre të vdekur

Vrasja m*kabre e Ilaria Sulës nga ish i dashuri, Prokuroria e Romës kërkon gjykim të menjëhershëm për Mark Samson! Babai i 22-vjeçares: Drejtësia të vihet në vend

Programet e strehimit social, 1.44 mln euro për subvencionimin e interesave të kredive dhe qiratë

Protestuesit përplasen me policinë jashtë një hoteli me azilkërkues në Angli, plagosen tetë efektivë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.